Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, është shprehur i lumtur për kualifikimin në Botërorin “Rusi 2018”. Zvicra siguroi kualifikimin pasi eliminoi në “play-off” Irlandën e Veriut pas dy ndeshjeve, duke shkuar në Rusi falë triumfit në transfertë 0-1, pasi në Basel gjithçka përfundoi 0-0.
Në të dy ndeshjet u paraqit edhe mesfushori i Arsenalit që gëzimin e ka shprehur përmes rrjeteve sociale.
“Rusi, ne po vijmë”, ka shkruar ai si përshkrim të një fotografie në të cilën shihet i gjithë ekipi zviceran.


