• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Xhafaj takon sekretarin e OSBE, Greminger: Jam i impresionuar nga përpjekjet dhe rezultatet
Home
Shqipëri

Xhafaj takon sekretarin e OSBE, Greminger: Jam i impresionuar nga përpjekjet dhe rezultatet

29 May, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot pasdite Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger. Ministri Xhafaj e falënderoi për kontributin dhe rolin e rëndësishëm të OSBE-së dhe veçanërisht rolin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për mbështetjen e dhënë në reformën në drejtësi dhe në hartimin e Dokumentit të Politikave Prioritare në Fushën e Rendit dhe Sigurisë.

Ministri Xhafaj bëri një përmbledhje të prioriteteve dhe rezultateve konkrete të Ministrisë së Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar, Vetting-ut në Policinë e Shtetit, operacionin “Forca e Ligjit”, si dhe arritjet në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu ai, vlerësoi kontributin në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit. Gjithashtu ministri Xhafaj vlerësoi rolin aktiv të Prezencës së OSBE-së në fushën e Policimit në Komunitet. Z.Greminger shprehu vlerësime maksimale për arritjet e deritanishme dhe gjithashtu dha vlerësimet më të larta për bashkëpunimin konstruktiv të Ministrisë së Brendshme me partnerët ndërkombëtarë në sfidat e përbashkëta.

Ai u ndal tek rëndësia e filozofisë së parandalimit të kriminalitetit nëpërmjet gjithëpërfshirjes së shoqërisë. “Jam i impresionuar nga përpjekjet dhe rezultatet e arritura deri tani, në fushën e Vetting-ut dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe qëndrojmë plotësisht të gatshëm për mbështetje të mëtejshme”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare, ish-kampioni i botës në UFC tërhiqet nga sporti
Previous article BËHUNI GATI! Tirana do të PUSHTOHET nga koncertet në muajin qershor (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT