• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Xhafaj takohet me zv/koordinatoren e Antiterrorit në SHBA, marrëveshja që nëshkruan
Home
Shqipëri

Xhafaj takohet me zv/koordinatoren e Antiterrorit në SHBA, marrëveshja që nëshkruan

23 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Takimi i radhës në Departamentin e Shtetit, i Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit, ishte me Zëvendës Koordinatoren për Antiterrorizmin, znj.Alina Romanowski dhe nënshkrimi i marrëveshjes me të. Ai u fokusua në përpjekjet e Shqipërisë lidhur me parandalimin e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe forcimin e luftës kundër terrorizmit.

Ministri Xhafaj, prezantoi në këtë kontekst, reformat e ndërmarra në këtë fushë duke përfshirë edhe ato për Policimin në Komunitet, me qëllim kontrollin më të mirë të territorit dhe përmirësimin e marrëdhënies me komunitetin, me fokus parandalimin e kriminalitetit.

Ai theksoi gjithashtu se prioritet për Qeverinë shqiptare mbetet ruajtja dhe menaxhimi i integruar i kufijve, proces i cili asistohet teknikisht edhe nga Departamenti i Shtetit, përmes një sërë projektesh konkrete.

Zn.Romanowski vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe siguroi vazhdimësinë e mbështetjes amerikane sa i takon sigurisë kufitare. Ajo inkurajoi proceset e nisura në Policinë e Shtetit, veçanërisht reformën e Policimit në Komunitet, zbatimi me sukses i të cilës do të ndikojë në parandalimin e kriminalitetit dhe radikalizmit.

Ministri Xhafaj e informoi znj.Romanowski lidhur me reformat e tjera të rëndësishme në luftë kundër krimit të organizuar, operacionin “Forca e Ligjit”, luftën kundër trafikut të drogës, kontrabandimit të migrantëve etj.

Palët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi midis dy qeverive, në fushën e luftës kundër terrorizmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Afron “divorci” mes trajnerit Conte dhe drejtoreshës Granovskaia!
Previous article Nike Raporton Humbje Prej $921 Milionë Në Tremujorin e Fundit

F.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT