Gjatë fjalës së tij në takimin e sotëm, në prani të amabasadorëve dhe agjentëve të FBI ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka theksuar se “nuk jemi ne të vetmin në këtë botë të trazuar që e vuajmë këtë të keqe të madhe, përkundrazi, por megjithë progresin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar jemi larg standardit të një shoqërie ku sundon ligji dhe drejtësia dhe ku ajo është e barabartë për të gjithë”.
“Krimi i organizuar shumë shpejt nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri”, u shpreh Xhafa.


