• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
WhatsApp duhet të përgatitet ‘për largim’ nga tregu rus
Home
Teknologji

WhatsApp duhet të përgatitet ‘për largim’ nga tregu rus

18 July, 2025 s.autor Teknologji

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpërsojnë kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”.

“Është koha që WhatsApp të përgatitet për t’u larguar nga tregu rus”, ka thënë Anton Gorelkin, zëvendësudhëheqs i Komitetit të Dumas për Politika të Informacionit, përmes një shkrimi në Telegram.

Aplikacioni në pronësi të gjigantit Meta pritet të shtohet në listën e aplikacioneve të ndaluara për shkak të lidhjeve me shtetet perëndimore, ka thënë ai.

Pas një dekreti të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin më 2021, Qeveria ruse ka nisur të përpilojë një listë të “shteteve armiqësore”, duke përfshirë fillimisht Shtetet e Bashkuara dhe Republikën Çeke.

Lista është zgjeruar pas luftës në Ukrainë, duke e inkuadruar gjithë Bashkimin Evropian. Në qershor, Parlamenti rus e ka miratuar një ligj për krijim të një aplikacioni shtetëror për mesazhe.

Atëbotë është thënë se shërbimet qeveritare duhet të përfshihen në këtë aplikacion mesazhesh që mund të quhet Max.

Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, tre vjet më parë, Moska e ka rritur në mënyrë të konsiderueshme censurën dhe kontrollin mbi internetin.

Të enjten, Parlamenti e ka miratuar një legjislacion të ri që e bën të dënueshëm me 64 dollarë çdo kërkim të përmbajtjes në internet, të cilën autoritetet e klasifikojnë si “ekstremiste”.

Platformat që i kritikojnë elitat përfshirë Fondacionin kundër Korrupsionit, të themeluar nga lideri i ndjerë opozitar, Aleksei Navalny, janë në mesin e faqeve të shënjestruara.

Deri më tani në Rusi nuk ka ekzistuar një rregullore që ndalon kërkimin e lirë të informacionit në internet, pasi shumë uebfaqe të mediave të pavarura dhe atyre perëndimore, janë të bllokuara./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LONDËR-BERLIN ME TREN DIREKT/ Britania dhe Gjermania nënshkruajnë traktatin që sjell epokën e re të udhëtimeve të qëndrueshme
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ Pas sherrit me stjuardesën, tentoi të hapë derën e emergjencës, ky është i riu 23-vjeçar që tmerroi pasagjerët në avion

s.autor

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian Teknologji

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT