Përmes një postimi në rrjetin social instagram, Kryeministri Edi Rama i fton studentët që për çdo pyetje që kanë t’i drejtohen portalit shqiperiaqeduam.al.
Një seksion i posaçëm është tanimë i dedikuar vetëm për studentët që kanë ende paqartësi në lidhje me tarifat e reja dhe dokumentacionet që duhet të dorëzojnë për të përfituar bursën.
Një klik për çdo sqarim të nevojshëm.(Whatsapi im nuk mban më)-shkruan Rama
Postimi:
https://www.shqiperiaqeduam.al/
Një klik për çdo sqarim të nevojshëm🤗 (Whatsapi im nuk mban më)
Ndërkohë, dy përfaqësues të Ministrisë të Financave dhe të Arsimit prej disa ditësh ndodhen në sekretariatet e universiteteve për të ndihmuar studentët.
Vendimet e qeverisë për reduktimin e tarifës së shkollimit me 100% apo 50% sipas kategorive të shtresave sociale dhe dhënien e bursave studentore janë publikuar edhe pranë auditoreve të universiteteve.