• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Wess Mitchell: Evropa, Ballkani dhe trysnitë politike
Home
Rajon

Wess Mitchell: Evropa, Ballkani dhe trysnitë politike

27 June, 2018 k.autor Rajon

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Wess Mitchell bëri një pasqyrë të politikës amerikane në Evropë duke theksuar se kontinenti është edhe një herë një teatër i konkurrencës serioze strategjike.

Në një seancë dëgjimore para një nënkomisioni të Senatit për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal, diplomati amerikan tha se Evropa po përballet me presione në shumë fronte si fushatat strategjike nga Rusia dhe Kina, vala rekord e imigracionit, ambicjet e Iranit në Mesdhe dhe një krizë besimi në institucionet evropiane.

Rusia dhe Kina janë veçanërisht agresive në Evropën Qendrore dhe Lindore. Përparësia jonë, tha ndihmës sekretari Mitchell, është të frenojmë agresionin rus.

“Ne kërkojmë një marrëdhënie më të mirë me Rusinë. Por kjo mund të ndodhë vetëm kur Rusia të ndalë sjelljen e saj agresive. Ne nuk do të bëjmë kompromis me parimet tona apo aleatët tanë. Siç tha Sekretari Pompeo, vitet e politikës së butë që mundësuan agresionin rus kanë marrë fund; ne do të vazhdojmë t’ia rrisim kostot agresionit rus derisa

Presidenti Putin të zgjedhë një rrugë të ndryshme”.

Shtetet e Bashkuara po ndërtojnë një strategji afatgjatë për të forcuar praninë amerikane në Mesdheun Lindor duke kultivuar Greqinë si një shtyllë stabiliteti në Mesdhe dhe në Ballkanin Perëndimor dhe duke punuar për të forcuar sistematikisht sigurinë dhe bashkëpunimin energjitik me Qipron.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën tha se Shtetet e Bashkuara po rrisin angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor.

“Përmes një diplomacie aktive dhe koordinimi të ngushtë me BE-në, ne mbështetëm udhëheqësit vizionarë, kryeministrin Tsipras dhe kryeministrin Zaev për arritjen e një marrëveshjeje historike në ngërçin për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ne kemi shtuar komunikimin me Serbinë dhe Kosovën dhe po promovojmë reforma në Bosnjë-Hercegovinë”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të senatores Jeanne Shaheen lidhur me demonstratat e zhvilluara në Greqi dhe Maqedoni dhe mundësinë që këto zhvillime të ndikojnë negativisht në ratifikimin e marrëveshjes, ndihmës sekretari i Shtetit tha se është i shqetësuar nga mundësia e një ndërhyrjeje të Rusisë, e cila u pa qartë në Malin e Zi.

Ai tha se përfaqësuesit rusë kanë bërë deklarata kërcënuese duke e bërë situatën shqetësuese. “Ua kemi bërë të qartë rusëve se po e monitorojmë situatën nga afër dhe se nuk i takon Moskës të vendosë për të ardhmen e Maqedonisë”.

Ndihmës sekretari i Shtetit e sheh zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë të një përmase si marrëveshja e Dejtonit që i dha fund konfliktit të viteve 90 në Ballkan.

Ai tha se efektet e suksesit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë do të shërbejnë si një mundësi e mirë për të vazhduar zgjidhjen e problemeve të tjera në Ballkan, si dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjendja në Bosnje-Hercegovinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Liberalizimi i vizave/ Zyrtarja e lartë e Komisionit Evropian në takim me Haradinaj
Previous article PRAPASKENA: Zbuloni futbollistin që nuk e lejoi Hazardin të shkonte tek skuadra spanjolle

k.autor

Postime të ngjashme

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT