Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pranon se mund të jetë në rrugën e tij drejti largimit nga londinezët në fund të këtij sezoni të Ligës Premier.
Wenger i tha aksionerëve të zemëruar të Arsenalit dje (e enjte) se do të diskutojë të ardhmen e tij me bordin e klubit në fund të këtij sezoni.
Trajneri francez nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga Topçinjtë në fund të këtij sezoni.
“Do të doja të përfundoja me gjendjen time personale. Kishte edhe disa shqetësime. Duhet t’ju them, uria ime, angazhimi im është më i madh se kurrë”, ka thënë fillimisht Wenger për Mirror.