• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Washington Post” Trump dhe Melania janë ndarë
Home
Nderkombetare

“Washington Post” Trump dhe Melania janë ndarë

7 May, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Jetojnë nën një çati, por nuk flenë, nuk hanë dhe as kohën e lirë nuk e kalojnë bashkë. Kështu e përshkruan “Washington Post” jetën e çiftit presidencial në SHBA.

Sipas gazetës, e cila citon disa burime, presidenti amerikan dhe “Zonja e Parë” flenë në dhoma të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë. Ai zgjohet në 5:30, sheh televizor dhe bën statuse në “Twitter”.
Ajo zgjohet më vonë dhe i përkushtohet të birit, Barron.

 

“Kalojnë shumë pak kohë bashkë”, thotë një mik i presidentit. Edhe kur janë me pushime në Mar-a-Lago, ai merret me golf dhe takon politikanë të tjerë, ndërsa ajo u rri larg kamerave.

Por edhe në Uashington, rastet kur takohen janë të rralla. Shumicën e rasteve, ata hanë të ndarë.

Por zëdhënësja e “Zonjës së Parë”, Stephanie Grisham, tregon një realitet tjetër. “Melania përqendrohet te roli i mamasë, bashkëshortes dhe Zonjës së Parë. Të tjerat janë thjesht thashetheme.

Familja e kalon shumicën e darkave bashkë”, thotë ajo. Por sipas pjesëtarëve të stafit të “Shtëpisë së Bardhë”, që duan të mbeten anonimë, Melania ka ngritur një “mur” rreth vetes në “Shtëpinë e Bardhë”. Për më tepër, marrëdhënia e saj me vajzën e madhe të Trumpit thuhet se nuk është aspak e mirë.

Kjo, për shkak të rolit që iu dha Ivankës në fillim të administratës Trump, rol që më pas filloi të zbehej.

Por edhe në lidhje me këtë, zëdhënësja e Melania-s thotë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Në diferencat që ndajnë çiftin Washington Post përshkruan edhe stilet e tyre krejtësisht të ndryshme. Trump preferon takimet dhe grumbullimet emëdha ndërsa bashkëshortja e tij preferon ti drejtohet grupeve të ngushta. First Lady është e ndërgjegjshme edhe për rrezervat që ka publiku në një nga betejat e saj kundër bullizmit në rrjetet sociale. “Jam e ndërgjegjshme ka – thënë ajo në mars për paragjykimet që ka ndaj meje për këtë çështje, por këto vështirësi nuk do më detyrojnë që të vazhdoj betejën time.

Sipas të përditshme prestigjoze të Uashingtonit deferencat në çift, të para edhe ne qindra video ku Melania i shmanget prekjeve dhe demostrimit të afeksionit në publik ndaj bashkëshortit të saj, janë theksuar më shumë pas zbulimit të skandaleve me pornostaren Stormy Daniels dhe me lepurushen e Playboy Karen McDougal.

©lapsi.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Incidenti i frikshëm: Beyonce tmerrohet pasi i ngecin flokët në biçikletë gjatë stërvitjes
Previous article Vllaznia në grumbullim, me Kamzën finalja e mbijetesës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT