Gazeta e njohur amerikane, Washington Post i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve në Shqipëri.
Gazeta publikoi një raport të Associated Press.
Aty thuhet se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u vendos në arrest shtëpie nga gjykata.
Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg, por kërkesa nuk u pranua.
Gazeta thekson se nëse dënohet për akuzat e trafikut dhe korrupsionit, Saimir Tahiri rrezikon një dënim maksimal deri në 15 vite.
Në shkrim po ashtu theksohet se avokati i Tahirit shprehet se nuk është sjellë asnjë provë e re.


