• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Washington Post”: Ligjvënësit e PE-së dënojnë fuqimisht dorëheqjen e opozitës
Home
Politikë

“Washington Post”: Ligjvënësit e PE-së dënojnë fuqimisht dorëheqjen e opozitës

1 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Një grup ligjvënësish të Parlamentit Europian dënuan dje fuqimisht dorëheqjen e opozitës shqiptare nga parlamenti dhe dhunën gjatë protestave të kohëve të fundit, shkruan gazeta prestigjioze amerikane ”The Washington Post”. Delegacioni i Parlamentit Europian, i cili vizitoi Shqipërinë, gjithashtu i bëri thirrje shumicës qeverisëse të fillonte bisedimet me opozitën për të zgjidhur krizën politike.

“Bojkotimi i përfaqësimit të popullit në parlament është një sinjal shumë i keq. Kjo do të minojë kredibilitetin e shtetit dhe të kombit në tërësi”, tha Tunne Kelam nga Estonia, kreu i delegacionit. Shqipërisë, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014, ndërkohë që ajo shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit në qershor. Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike, e qendrës së djathtë, pretendon se qeveria e majtë e kryeministrit Edi Rama është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar.

Ata duan që një administratë kujdestare për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme. “Edhe nëse opozita ka plotësisht e drejtë për akuzat, bojkotimi i parlamentit nuk do t’i zgjidhë problemet e tyre”, tha Knut Fleckenstein, anëtari gjerman i delegacionit. Duke udhëtuar në një qytet verior, drejtuesi i demokratëve, Lulzim Basha, nuk dukej i gatshëm që t’u kushtonte vëmendje thirrjeve të delegacionit.

Ai tha se opozita do të “ndërthurte protestat me mosbindje civile dhe me të gjitha aktet e tjera të revoltës dhe zemërimit civil”. Protestat e opozitës në dy javët e fundit u shndërruan në të dhunshme, me përkrahësit që sulmuan policinë, që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Disa protestues dhe policë u plagosën. Delegacioni i BE do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, e cila gjithashtu po kërkon të nisë negociatat e anëtarësimit këtë vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON PRAPASKENAT E LARGIMIT/ Ter Stegen: Doja ta braktisja Barcelonën në vitin...
Previous article PARA NDESHJES DERBI KRYEQYTETAS/ Zbardhen strategjitë dhe “kalorësit e drejtësisë”

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë Aktualitet

PROTESTA/ Bojkotohet mësimi në Fakultetin e Bujqësisë në Korçë, studentët në mbështetje të protestës në Tiranë

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT