Agjencitë ruse të zbatimit të ligjit po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të rajonit të Rostovit.
Guvernatori i rajonit, Vasily Golubev, ka reaguar pas pas njoftimit të kreut të grupit paramilitar Wagner, Yevgeny Prigozhin se po Federata Ruse po bën gjithçka për të garantuar sigurinë e Rostovit. Ai shkruan gjithashtu se nuk është e vërtetë se Rostovi është futur në shtetrrethim pavarësisht se fotot
Prigozhin bëri të ditur se kishte mbërritur në selinë e ushtrisë ruse në qytet, një qendër kryesore për sulmin e ushtrisë së Moskës në Ukrainë dhe marrjen e kontrollit të vendeve ushtarake, duke përfshirë një aeroport.
“Situata aktuale kërkon përqendrimin maksimal të të gjitha forcave për të ruajtur rendin. Agjencitë ligjzbatuese po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të qarkut”. shkroi guvernatori rus duke u kërkuar të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos dalin nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme. Më herët, kreu i Ministrisë së Situatave të Emergjencave për rajonin njoftoi se informacioni i përhapur në rrjetet sociale dhe mesazhet e çastit për futjen e një shtetrrethimi në rajonin e Rostovit nuk është i vërtetë.


