Vullkani i Balit po tregon shenja të një përsëritje të mundshme si shpërthimi shkatërrues i vitit 1963 që la 1.600 persona të vdekur. Më herët u njoftua se janë rreth 100 mijë njerëz të evakuuar e ndërsa “Mali Agung” ka hedhur hijet e hirit të bardhë dhe të errët gati 10.000 metra lartësi.
Alarmi i shpërthimit është ngritur në nivelin më të lartë, ndërsa aeroporti ndërkombëtar i ishullit është mbyllur për 24 orë, duke bllokuar 60,000 udhëtarë.
Shkencëtaret thonë se shpërthimi shkatërrues i vitit 1963 që la 1,600 njerëz të vdekur, nxori mbeturina të mjaftueshme – rreth një miliard ton metrikë – për të ulur temperaturat mesatare globale në një nivel (0,2-0,3 gradë Celsius) për rreth një vit.
“Skenari më i keq do të ishte një përsëritje e shpërthimit të vitit 1963, ndoshta pak më i madh”, tha për AFP David Pyle, një ekspert i vullkanit në Universitetin e Oksfordit në Britani.
‘Zonat kryesore që do të duhet të evakuohen janë 10-12 kilometra larg vullkanit’, tha ai. “Nuk do të ketë nevojë që i gjithë ishulli të evakuohet”.
‘Mundësia e një shpërthimi të madh është e lartë, por kjo mund të zgjasë disa ditë ose javë,’ tha ai.
Vullkani në indonezi, evakuohen 100 mijë persona në Bali (FOTO)
Rreth 100 mijë persona janë evakuuar nga mali Agung në Bali, pas frikës nga shpërthimi i mundshëm i vullkanit.
Autoritetet indoneziane kanë paralajmëruar rrezik të shkallës së lartë dhe kanë zgjeruar zonën që konsiderohet e rrezikshme përreth pjesës vullkanike.
Krateri po mbushet me llavë dhe frika e një shpërthimi ekziston nga momenti në moment. Sipas zyrën kombëtare që merret me vullkanet ‘llava do të rrjedhë patjetër përgjatë shpateve të vullkanit’.
Autoritetet lokale kanë shpallur nivelin më të lartë të alarmit dhe kanë mbyllur aeroportet, pavarësisht se janë optimistë për rrjedhën e aktivitetit, që ka nisur të martën pas një periudhe të qetë që zgjaste që prej 1963.
Tani ekziston frika që fenomeni mund të degjenerojë. ‘Ndjehen shpërthime të vazhdueshme’, tha një zyrtar i lartë në qendrën kombëtare të vulkanologjisë indoneziane.
Zona përreth vullkanit, që gjendet në 75 km lokalitet turistik në Kuta, është spostuar edhe 10 kilometra dhe banorët që jetojnë përreth asaj zone janë evakuuar.
Janë 100 mijë personat që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre që kur Monte Agung filloi të nxirrte tym.
‘Shtëllungat e mëdha të tymit janë shoqëruar me shpërthime të fuqishme hiri, ndërsa zjarri ka qenë më i dukshëm në orët e natës’, njoftoi zyra kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.






