• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VULA NË APEL/ Rikthehet “lufta” për drejtimin e PD, pritet mbledhja mes demokratëve
Home
Politikë

VULA NË APEL/ Rikthehet “lufta” për drejtimin e PD, pritet mbledhja mes demokratëve

26 April, 2022 s.autor Politikë

Partia Demokratike pritet që të organizojë një mbledhje të Grupit Parlamentar të PD-së për të diskutuar për dy çështje kryesore, atë të krizës së brendshme por edhe për emrin e ri të Presidentit.

Mbledhja e kësaj të marte pritet të sjellë debate të shumta në PD, kjo pasi gjykata e Apelit vendosi të pranojë kërkesën e Enklejed Alibeajt për ankimin e vendimit nga Gjykata e Tiranës, që njeh “Rithemelimin” si drejtues të PD-së.

Të paktën prej që nga dy mbledhjet e fundit Sali Berisha dhe Rithemelimi kanë atakuar Enkelejd Alibeajn, pasi sipas tyre nuk është përfaqësues i denjë për të qëndruar në krye të Grupit Parlamentar të PD-së.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha pranimi i ankimimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj është marrë nën presion edhe të ambasadores amerikane, Juri Kim.

Për këtë arsye Berisha tha se do i drejtohet autoriteteve të SHBA-së për t’i informuar lidhur me aktivitetin e Juri Kim.

“Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë për vlerat mbi të cilat qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e lira. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të Lirisë. Ky është një akt individual për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-së” tha Berisha.

Sipas Sali Berishës vendimi për të pranuar ankimin është në shkelje të ligjit pasi Alibeaj nuk është pale në këtë proces.

“Një gjykatëse vendosur dje të shkruajë ligjin e shtetit, në një akt që tejkalon jashtë çdo imagjinate. Nën një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e minimumit të karakterit nuk ja lejon vetes. Kjo është e qartë si drita e diellit” shtoi ish-kryeministri.

Pavarësisht se e drejta për të drejtuar PD-në është në proces gjyqësor, Komisioni i Rithemelimit vijon të zhvillojë zgjedhjet në degët e PD-së. Sali Berisha së bashku me bashkëshorten e tij, votoi këtë të shtunë në selinë blu, për kryetarin e degës 2 të Tiranës.

Ndërkohë janë duke u zhvilluar zgjedhje edhe në 13 degë të tjera të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMOHET SËRISH POLICIA E KOSOVËS/ Qëllohet me armë drejt automjetit të zyrtarëve në kufi
Previous article DETAJET/ Plagosja e djalit të biznesmenit në Pogradec, arrestohen pesë persona

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT