• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VUÇIÇ TAKON TË DËRGUARIN GJERMAN/ Flasin për dialogun me Kosovën
Home
Rajon

VUÇIÇ TAKON TË DËRGUARIN GJERMAN/ Flasin për dialogun me Kosovën

30 September, 2022 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar të premten me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për të diskutuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështje tjera rajonale.

Sipas një komunikate të lëshuar pas takimit, dy zyrtarët është thënë se kanë diskutuar për rëndësinë e vazhdimit të dialogut, si dhe për rëndësinë e përgatitjes për takime në kuadër të Procesit të Berlinit.

Procesi i Berlinit është iniciuar më 2014 me qëllim të krijimit të lidhjeve më të fuqishme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo iniciativë udhëhiqet nga Gjermania dhe përfshinë, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën.

Vuçiç ka thënë se ‘Serbia vlerëson dhe mbështet Procesin e Berlinit, si format që shërben si shtysë konkrete për integrimin evropian në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas tij, “Serbia është e përkushtuar për dialog politik, si rrugën kryesore për zgjidhje të të gjitha sfidave në Ballkan, mirëpo do të vazhdojë të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin derisa respekton edhe ligjin ndërkombëtar”.

Më 18 shkurt të këtij viti, Qeveria gjermane ka emëruar Sarrazin-in si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Ai është zyrtari i parë gjerman që mban një pozitë të tillë në Qeverinë gjermane.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Kosova insiston që dialogu duhet të finalizohet me njohje reciproke, derisa Serbia kërkon zgjidhje kompromisi. /Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ANEKSIMIT TË 4 RAJONEVE NGA PUTIN/ Ukraina paraqet zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në NATO
Previous article IU GJETËN DISA PAKO ME KANABIS ÇOKOLLATË NË MAKINË/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT