• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VUÇIÇ PO PËRPIQET…”/ Media gjermane analizon ngjarjet e fundit: Këto ditë edhe rusofilët serbë kanë marrë një mësim…
Home
Nderkombetare

“VUÇIÇ PO PËRPIQET…”/ Media gjermane analizon ngjarjet e fundit: Këto ditë edhe rusofilët serbë kanë marrë një mësim…

7 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Qëndrimet e Serbisë ndaj Moskës kanë nxitur shumë reagime sidomos nga vendet e BE por edhe SHBA.

Mos marrja e sanksioneve ndaj Rusisë, është parë nga Perëndimi si tentativë e Beogradit për të “luajtur me dy porta”.

Ndërkohë media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), është shprehur se presidenti serb ka kohë që po përpiqet të distancohet nga presidenti rus Vladimir Putin, pasi ai nuk është gati të lidhet me Rusinë në mes të luftës pasi kjo mund të sjellë shkatërrimin e ekonomisë serbe.

Sipas gazetës, tregues janë edhe raportet dhe vlerësimet e herëpashershme kritike në “perandorinë e televizioneve, portaleve dhe tabloideve të drejtuar nga bashkëpunëtorët e Vuçiçit dhe që gjithmonë raportojnë atë që ai kërkon. Vazhdimisht theksohej afërsia vëllazërore e serbëve dhe rusëve. Tashmë nuk është më plotësisht kështu. Tone të tilla tregojnë se presidenti i Serbisë nuk është vetëm ideolog në radhë të parë, por edhe pragmatik. Nuk ka kundërshtime për shpalljen e vëllazërisë me Rusinë kur përdoret në politikën e tij të brendshme. Por në mes të luftës, ai nuk dëshiron të hyjë në një vëllazëri gjaku me Rusinë, e cila përfundimisht mund të shkatërrojë ekonominë serbe”, shkruan FAZ.

Gazeta shkruan gjithashtu se Vuçiç së fundmi në mënyrë “demonstrative” ka vizituar refugjatët ukrainas në jug të Serbisë, i ka mirëpritur dhe u ka ofruar të gjithëve ndihmë.

“Deklarata dhe gjeste të tilla ndryshojnë dukshëm nga tonet e ditëve të para të luftës, kur një gazetë veçanërisht besnike ndaj presidentit botoi titullin “Ukraina sulmoi Rusinë”, shkruan FAZ.

Kjo “gjysmë kthesë”, shkruan FAZ, tregon se në kushtet aktuale është shumë e vështirë të ruhet politika e Vuçiçit me luhatje mes Lindjes dhe Perëndimit.

Dëshmi është interesimi i madh nëse kancelari gjerman Olaf Scholz do ta vizitojë Serbinë, shkruan e përditshmja, duke shtuar se në rrugët e Beogradit dëgjohet se ato vizita nuk do të bëhen nëse Serbia e pret fillimisht ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS SEZONI I PROVIMEVE PËR MATURANTËT/ Masa të shtuara për të mbrojtur tezën
Previous article PUNONTE SI PROSTITUTË? Flet kunata 35-vjeçares që u masakrua në Itali: E kisha si motër! Na ka ndihmuar financiarisht! Ishte e lumtur me bashkëshortin e saj

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT