• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vuçiç përkujton sulmet e NATO-s/ Viktimizon Serbinë dhe shmang Kosovën
Home
Rajon

Vuçiç përkujton sulmet e NATO-s/ Viktimizon Serbinë dhe shmang Kosovën

26 March, 2018 Redaktor2 Rajon

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë një hap të madh gjatë përkujtimit të përvjetorit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

“Serbia nuk u vra dhe kurrë nuk do të vritet, pasi ne kemi një mision të madh që është e ardhmja jonë”, tha Vuçiç në ceremoninë qendrore të shtetit për të shënuar 19-vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Ai ka thënë se nuk do të lejohet më që dikush ta sulmojë Serbinë pasi tani ky vend është shumë i fuqishëm dhe me ushtri moderne. Duke ju drejtuar NATO-s, presidenti i Serbisë shpalli solemnisht:

“Po, ne duam partneritet me ju, duam të bëhemi miq edhe pse ishim armiq dikur, vetëm mos guxoni që të ndërhyni që të harrojmë atë që ka ndodhur në vendin tonë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se Kosova ishte një çështje e rëndësishme dhe se kompromisi ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur atë. Sulmin e Aleancës së Atlantikut të Veriut ndaj Serbisë, Vuçiç e ka cilësuar si një padrejtësi të madhe.

“Si duhet quajtur krimi? Çfarë mund të themi sot pasi ata vranë 2.500 njerëzit tanë?  Për çdo sulm u vra një njeri?”, pyeti Vuçiç.

Takimi përkujtimor u bë në Aleksinac, një qytet që u bombardua disa herë nga NATO.

“Ata vranë fëmijë dhe të moshuar në parqe. Sot, viktimat tona janë imagjinare për to. Kjo është arsyeja pse vetëm një pjesë e trupit diplomatik është sot këtu dhe ne falënderojmë ata që kanë dënuar agresionin. Kjo është Serbia, një vend që ka dinjitetin e vet. Ne kurrë nuk do të harrojmë ata që dhanë jetën e tyre për vendin e tyre. Serbia nuk do të poshtërohet.  Sot ne kemi një kartë në duart tona. Ne kemi të drejtë për të thënë atë që ne mendojmë. Ne do të përdorim këtë të drejtë deri në fund. Ne do të kujtojmë emrat e të gjitha viktimave tona”, tha Vuçiç.

Në ceremoni, përveç krerëve të Serbisë mori pjesë edhe presidenti i Republika Srbska. Diplomatët e vendeve të NATO-s bojkotuan përkujtimoren që nisi me zhurmën e sirenave.

Gjatë bombardimeve të NATO-s, Aleksinac u bombardua dy herë, ndërsa sulmi më i fuqishëm ndodhi më 5 prill ‘99, kur shtatë raketa goditën dy rrugët qendrore të qytetit, duke vrarë 11 veta dhe plagosur 50 të tjerë.(tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA PD-LSI/ Basha: Kërkojmë hapjen e NEGOCIATAVE me BE (LIVE)
Previous article FOTOLAJM/ Çfarë po i tregon Kryemadhi Bashës në celular

Redaktor2

Postime të ngjashme

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT