• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VUÇIÇ PARA TAKIMIT ME POMPEON/ “Nuk pres që amerikanët të ndryshojnë qëndrimin për Kosovën”
Home
Rajon

VUÇIÇ PARA TAKIMIT ME POMPEON/ “Nuk pres që amerikanët të ndryshojnë qëndrimin për Kosovën”

29 February, 2020 k.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë një një vizitë dy-ditore në SHBA, më 1 dhe 2 mars, ku do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe do të ketë takime të tjera me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, e ku temë diskutimi do të jetë Kosova. Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq është ftuar në Uashington nga Komiteti Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike (AIPAC), në një takim që do të mbledhë rreth 18,000 pjesëmarrës e ku do të marrin pjesë edhe dy të tretat e anëtarëve të Kongresit Amerikan. Para udhëtimit në SHBA, presidenti Vuçiq, sot në mëngjes, ka thënë se në Uashington, përveç me sekretarin e shtetit, Pompeo, do të takohet me këshilltarin e presidentit për Sigurinë Nacionale të SHBA, Robert O’Brien, të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Matthew Palmer dhe të dërguarin Special të SHBA për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenel, dhe siç tha ai “të gjithë ata që vendosin për Serbinë” . “Temë kryesore e bisedimeve në Uashington, do të jetë Kosova”, ka thënë Vuçiç, raporton Telegrafi.

Ai tha se nuk do ta ketë lehtë të bisedojë me amerikanët, por se në Uashington do të luftojë për një pozicion më të mirë të vendit të tij “Nuk duhet pritur që Shtetet e Bashkuara, as ndonjëri nga ‘lojtarët’ e tjetër ndërkombëtarë do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për Kosovën”, tha ai. “Por ne mund të përpiqemi të marrim një pozicion tjetër në sytë e Amerikës, nga ai që ishte deri më tani. Këto do të jenë takime të rëndësishme për ne”, tha presidenti serb para udhëtimit të tij në Uashington.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Ilir Meta, si garancia e Edi Ramës për fitoren e mandatit të tretë!
Previous article NEGOCIATAT/ Eurodeputetë dhe përfaqësues të Partive Socialiste Europiane përshëndesin Kongresin e Partisë Socialiste

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT