• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vuçiç: Nuk do lejojmë që SHBA-në dhe BE të na ngrenë për veshësh
Home
Rajon

Vuçiç: Nuk do lejojmë që SHBA-në dhe BE të na ngrenë për veshësh

1 August, 2018 k.autor Rajon

Në një intervistë për televizionin serb Pink, kryetari serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se ata nuk luftojnë kundër shqiptarëve, por kundër shumë vendeve perëndimore të cilat qëndrojnë pas pavarësisë së Kosovës. “Të nxjerrim sa më tepër që mundemi, e të humbim më pak se që jemi të detyruar, kjo është ajo për të çfarë, në kushte gati të pamundura, po luftojmë kur bëhet fjalë për Kosovën”, ka thënë sot Vuçiç, duke shprehur bindjen se nuk do të fitojnë më pak se ajo çfarë iu është ofruar.

Ai ka përsëritur se po luftojnë kundër shumë vendeve perëndimore të cilët e përkrahin pavarësinë e Kosovës duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe. E shihni çfarë është duke bërë Britania e Madhe nëpërmes agjenturave të saj në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni. Ne po luftojmë në kushte shumë të vështira, gati të pamundura të nxjerrim sa më shumë që mundemi për popullin tonë, e të humbasim sa më pak”, ka thënë ai, transmeton Insajderi.com. Ai ka përkujtuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se pavarësia e Kosovës është zbatuar në mënyrë legale, dhe krejt kjo është kryer – me kërkesë të Serbisë.

“Ne nuk kemi kërkuar arbitrazh nga ekspertët të cilët na përkrahin ne, por prej GjND-së”, ka thënë ai.
Duke komentuar “tweet”-in e priftit serb nga Kosova, Sava Janjiç, në të cilin thuhet se ka dëgjuar informata të rrezikshme mbi një marrëveshje për një incident në Kosovë, i cili do të ishte shkrehës për reagim nga të dyja palët dhe hyrje për ndarje në terren, ai ka thënë: “Po më sillni në situatë të përgjigjem në thashethemet e pahijshme, jonjerëzore, në tregimet e kota. Këtu nuk ka informata. Këto tregime të kota po i trillojnë kundërshtarët tanë politikë nga Lidhja për Serbinë e Lirë. Nëse do Zoti, kjo kurrë nuk do të ndodhë, asnjë njeri nuk do të pësojë, as në veri as në jug të Kosovës”, ka thënë Vuçiç.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk do të pranojë atë çfarë ka ndodhur në Maqedoni dhe se do t’i prezantojë popullit planin e vet për Kosovën ashtu si është dhe se populli do të deklarohet për të. Gjithashtu ka theksuar se shumë njerëz më tepër do ta preferonin praninë e NATO-s sesa të ushtrisë serbe. Për këtë ai ka thënë se “nuk do të lejoj që Serbinë ta ngrehin për veshë as SHBA-ja as BE-ja, e as kushdo që punon në interes të tyre”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryeministrja serbe: SHBA, e gatshme të dëgjojë qëndrimin e Serbisë për Kosovën
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Reforma e "dështuar" që po nxjerr në rrugë milionerët e drejtësisë

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT