• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vuçiç ndryshon historinë para Erdogan: S’jemi në vitin 1389, turqit janë miqtë tanë!
Home
Rajon

Vuçiç ndryshon historinë para Erdogan: S’jemi në vitin 1389, turqit janë miqtë tanë!

10 October, 2017 Editor Rajon

Turqia dhe Serbia bëjnë të pamendueshmen;  lihet pas beteja e famshme e Kosovës e vitit 1389 ku gjetën vdekjen si Sulltan Murati ashtu edhe mbreti serb.

Presidenti i Turqisë modern Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç kanë deklaruar nga Beogradi se armiqësia i përket vetëm historisë dhe këto dy vende shohin vetëm miqësi. Pra, jo më politikë me “Betejën e Fushës së Mëllenjave”.

Duket se në Ballkan po ndodh një fenomen realisht i pamendueshëm vetëm pak vite më parë.

Megjithëse beogradi dhe Ankaraja kanë pasur rregullisht marrëdhënie normale, ata kurrë nuk kishin shkuar deri në këtë cak, për ta quajtur historinë si të largët dhe jo moment ndarje.

Nga Pallati “Serbija”, dikur pallati “Jugosllavia”, ku kishte shtëpinë Josiv Broz Tito, Aleksandër Vuçiç i ka zgjatur dorën, e ka përqafuar presidentin e Turqisë dhe në konferencë shtyp ka thënë frazën që realisht do të mbesë në historinë politike jo vetëm të dy vendeve.

“Turqit dhe serbët nuk janë armiq, nuk jemi në vitin 1389”

Dhe pas një pauze, njeriu më i fuqishëm i Serbisë ka vazhduar: “Shikoni, jemi në vitin 2017, ne sohim të ardhmen që nuk është tjetër veçse miqësore”.

Erdogan, i buzëqeshur ka përqafuar Vuçiç dhe vendosur një piketë shumë po shumë të qartë.

Presidenti turk ka vulosur se Ankaraja nuk do të përkrahë një shkëputje të Sanxhakut nga Serbia.

“Novi Pazari është një urë e miqësisë dhe jo sebep i njësherri të ri”, ne nuk mbështesim asnjë, po asnjë projekt nacionalisht. Ne do të investojmë për integrimin e zonës dhe jo për libanizimin e saj”, tha Erdogan në Konferencën e shtypit.

Nesër, Vuçiç dhe Erdogan do të udhëtojnë në Novi Pazar he do të lançojnë një super projekt investimesh nga ana e Turqisë, që presidenti turk ka premtuar se do të shkojë drejt një shifre prej 1 miliard eurosh.

Në Novi Pazar ndodhen një sërë fabrikash të llojit fason me pronar turq por që prodhojnë me cilësi shumë të lartë. Në këto fabrika, porositësit nuk janë tjetër veçse gjigandët e Alta Moda si Armani, Versace, Hugo Bos, etj.

Dhe e rëndësishme është që rrogat e punonjësve dhe kushtet e punës nuk janë të nivelit të fasonëve tek ne.

Erdogan ka marrë me vete një grup të madh biznesmenësh që pritet të zgjerojnë investimet.

Beogradi ka shfaqur entuziazëm të madh dhe madje vetë Vuçiç ka premtuar që të ulë taksat dhe barrën fiskale, vetëm që Ankaraja të investojë që muslimanët e Sanxhakut të kenë investime dhe të rritet punësimi, në mënyrë që edhe pakënaqësia e njerëzve të mos ushqehet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Rita Ora ‘katandiset’ si mos me keq, nuk e mbajnë as këmbët...!
Previous article Prokurori shqiptaro-amerikan: Ka shumë viktima të drejtësisë në Shqipëri

Editor

Postime të ngjashme

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT