SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka mohuar raportimet e disa mediave që thanë se në Rudnicë në afërsi të Jarinjes ishin parë ushtarë serbë.
Vucic u shpreh se njësitet ushtarake serbe do të vendosen në përputhje me Kushtetutën.
“Nuk do të justifikohem për askënd, kushdo që të jetë. Ne do të vendosim njësitet tona në përputhje me Kushtetutën. Politika serbe nuk udhëhiqet as nga mediat e Beogradit dhe as të Prishtinës”, theksoi ai.
Kujtojmë se më herët presidenti serb akuzoi Kosovën se deri më tani nuk ka shfaqur interesim për një zgjidhje me Serbinë.


