• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRITET ZËDHËNËSI I PASDARANËVE/ Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin
Home
Nderkombetare

VRITET ZËDHËNËSI I PASDARANËVE/ Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

20 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme vijon të mbajë në flakë vendet e Gjirit Persik. Dronë të tjerë iranianë goditën rafinerinë e naftës së Mina Al Ahmadi në Kuvajt. Po ashtu, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Bahreini raportuan sulme raketore dhe me dronë gjatë orëve të fundit.

Izraeli goditi me një valë intensive sulmesh ajrore kryeqytetin iranian, Teheranin, teksa qytetarët e këtij vendi shënojnë Vitin e Ri persian. Edhe Irani lëshoi një seri raketash kundër Jerusalemit, ku sirenat e alarmit ranë përgjatë gjithë natës.

Më herët, në shënjestër u vu një rafineri në portin e Haifës, ku pati dëme, por jo viktima.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha më herët për gazetarët se Irani ishte tashmë i shkatërruar dhe i paaftë të pasuronte uranium apo të prodhonte raketa balistike. Qartazi nën shtysën e Shteteve të Bashkuara, Netanjahu theksoi se Izraeli kishte vepruar i vetëm në shënjestrimin e fushës së gazit në Iran dhe se, pas kërkesës së presidentit Trump, do të përmbahej nga akte të tilla ndaj infrastrukturës energjetike në të ardhmen.

“Dua të them dy gjëra. Fakti numër një: Izraeli veproi i vetëm kundër fushës së gazit në Asaluyeh. Fakti numër dy: Presidenti Trump na kërkoi të përmbahemi nga sulme të ardhshme dhe ne do ta bëjmë”, tha Netanyahu, përcjell A2 CNN.

Garda Revolucionare e Iranit bëri të ditur se sulmet amerikane dhe izraelite kishin vrarë zëdhënësin e tyre, Mohammad Naini. “Ai u martirizua në një sulm mizor dhe terrorist nga ana e regjimit amerikano-sionist në agim”, thuhet në një deklaratë.

Ndërkohë, në një mesazh që i atribuohet ajatollahut Mojtaba Khamenei, thuhet se Ministria e Inteligjencës së Iranit duhet të vazhdojë rrugën e krijimit të pasigurisë për armiqtë. Ai i përcolli një mesazh ngushëllimi presidentit Pezeshkian për vrasjen e ministrit të Inteligjencës, Esmaeil Khatib.

Irani goditi dhe dëmtoi më herët një avion F-35 të Shteteve të Bashkuara, i cili, sipas kryeparlamentarit në Teheran, nuk ishte vetëm një mjet lufte, por një simbol i pathyeshmërisë dhe arrogancës ushtarake të SHBA-së. “Por dora e Zotit është mbi duart e tyre”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Ishin shpallur në kërkim për vrasje, ekstradohen në Itali dy kushërinjtë
Previous article RAKETAT DREJT TURQISË/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT