Pas lajmit për vdekjen e dy të shqiptarëve në betejën e përgjakshme të ISIS-it, një tjetër lajm i dhimbshëm vjen nga Siria.
Sipas mediave kosovare në mesin e terroristëve është vrarë edhe një vajzë shqiptare nga Kumanova.
Lajmi i është bërë i ditur nga njerëzve të afërm të saj, të cilët bëjnë të ditur se ajo u arratis para 4 vitesh në Siri.
Pasi u largua nga shtëpia e saj, e reja nga Kumanova u filmua në radhët e ushtrisë së Shtetit Islamik.
Mësohet se ajo ka qëndruar për katër vjet në rrethana ende të panjohura mes terroristëve në Siri dhe Irak, ndërkohë që familja nuk kishte lajme rreth fatit të saj.
Megjithatë dje ata kanë mësuar lajmin e kobshëm për vdekjen e saj, gjatë luftimeve të fundit të ashpra në territoret mes Sirisë dhe Iraku, po ISIS-i po pëson humbje të thellë.


