• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I vrave për një mur”/ Zbardhen fjalët e djalit të burrit vrasës që ekzekutoi kushërinjtë
Home
Aktualitet
Kronikë

“I vrave për një mur”/ Zbardhen fjalët e djalit të burrit vrasës që ekzekutoi kushërinjtë

26 October, 2017 Redaktor2 Kronikë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Gjirokastrës mëngjesin e së mërkurës, detaje të reja kanë dalë në dritë. Autori i vrasjes së dyfishtë, Apostol Kosta ka shfaqur ngarkesë të fortë psikologjike pasi ekzekutoi dy kushërinjtë e tij, burrë e grua. Nën presionin dhe të bërtiturat e familjarëve të tij për krimin e kryer, 70-vjeçari Kosta ka tentuar të vrasë veten.

“Çfarë bëre kështu?! Çfarë ishte kjo që u bëre atyre?!”, është dëgjuar të ulërasë bashkëshortja e tij.

Po kështu edhe i biri 45-vjeçar, Roland Kosta e ka qortuar me tone të larta të atin, sapo ka hyrë në oborrin e banesës.

“Po çfarë bëre kështu more baba, për një mur i vrave?! Çfarë ke bërë kështu?”.

Nër ndikimin e fortë të reagimit të familarëve të tij, Apostol Kosta ka hequr siguresën e automatikut dhe tytën e drejtoi nga vetja e tij në drejtim të nofullës.

Në atë çast ka ndërhyrë i biri, por qitja ka qenë më e shpejtë se reagimi i tij, duke bërë që plumbi të depërtojë nga pjesa e poshtme e mjekrës, dhe doli në pjesën e majtë rreth 3 cm mbi syrin.

Mësohet se në momentin kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, 70-vjeçari Apostol Kosta ka qenë pa ndjenja.

Në spital ai ka marrë ndërhyrjen e parë nga mjekët kirurgë. Pasi ka rimarrë veten disi, ai mësohet se ka shfaqur pendesë në spital dhe më vështirësi ka arritur të artikulojë vetëm fjalët se “Çfarë bëra kështu unë…!”, shkruan “panorama.

Trupat e viktimave kanë qëndruar katër orë në vendin e ngjarjes për shkak të problematikës që shfaqte granata e pashpërthyer. Grupi hetimor kërkoi specialistë nga RENEA për ta demontuar. Sipas informacioneve nga grupi hetimor, specialistët e ardhur nga Tirana kanë arritur të demontonin granatën defensive që lëshoi në fillim Apostol Kosta, e cila nuk shpërtheu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIK DACI: "SARAH", një udhëtim mes historisë dhe trillerit artistik
Previous article Humb jetën personi që i vuri flakën vetes në Elbasan

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT