• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU VETEN SE U AKUZUA PER VJEDHJE/ Del përmbajtja e VIDEOS që regjistroi 47-vjeçari në komisariat para se të varej (FOTO+VIDEO)
Home
Breaking News

VRAU VETEN SE U AKUZUA PER VJEDHJE/ Del përmbajtja e VIDEOS që regjistroi 47-vjeçari në komisariat para se të varej (FOTO+VIDEO)

30 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ardian Kallami, njeriu që i dha fund jetës së tij vetëm pak orë pasi kishte dalë nga komisariati i Vaut të Dejës, ku kishte firmosur një deklaratë se pranonte që ishte autor i një vjedhje, ka filmuar veten e tij përpara se të ndërmerte aktin ekstrem.

47-vjeçari Kallmi ka filmuar veten e tij në prani të një efektivi policie, thonë burime pranë prokurorisë së Shkodrës, filmim ky që tashmë është administruar si provë e fortë në këtë dosje penale që ka nisur ndaj tre efektivë të policisë Paulin Çupi dhe dy policëve të zonës me inicialet Z. D dhe P. Zh. Në video-regjistrimin Ardian Kallmi përpara se të vriste veten rezulton se i ka deklaruar një efektivi të policisë, se ai nuk ka qënë autor i vjedhjes së materialeve, në banesën e komshiut të tij.

PERMBAJTJA E VIDEOS

Sipas përmbajtjes së kësaj video, dhe asaj që dëgjohet rezulton se Kallmi bën be në zot që nuk është autor i krimit,por dhunimi, presionet dhe keqtrajtimi në polici, e kanë detyruar të bëjë atë deklaratë të turpshme,duke i nxirë moralin vetes dhe familjes së tij. Burimet thanë se në këtë video, Ardian Kallmi shfaqet i tensionuar, revoltuar dhe për më tepër i penduar për firmosjen e asaj deklarate që pranonte krimin e vjedhjes.

Sipas burimeve të prokurorisë Kallmi i ka dhënë fund jetës, duke u gjendur në kushte shumë të vështira emocionale dhe morale, duke zgjedhur vetëflijimin. Momentalisht prokuroria e Shkodrës, ka marrë në pyetje tre policët e pezulluar nga detyra, të cilët në deklarimet e tyre nuk kanë pranuar të kenë ushtruar dhunë fizike apo psikologjike ndaj 47-vjeçarit Ardian Kallmi. Kjo vetëvrasje ka shkaktuar fortunë në Komisariatin e Vaut të Dejës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka urdhëruar pezullimin e shefit të Komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çupi dhe dy policë të zonës me inicialet Z. D dhe P. Zh. Gjithashtu mësohet se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe ankesave ka nisur hetimin e 9 efektivëve të këtij komisariati, përfshirë edhe tre të pezulluarit. Dyshohet se efektivët që kanë trajtuar rastin kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj 47-vjeçarit, i cili në çdo rast ka mohuar akuzën.

Por në një procesverbal të mbajtur nga oficerët e policisë që e morën në pyetje, që tashmë është administruar nga Prokuroria, Ardian Kallami ka firmosur mbi një deklarim ku pranon grabitjen dhe se sendet e vjedhura do t’i kthente brenda dy ditëve. “Unë Ardian Ndreli Kallami ju garantoj se brenda dy ditëve do shkojnë materialet tek banesa e fqinjit Mandit. Deklaroj nën përgjegjësinë time se çfarë deklarova më sipër ishin në vullnetin tim dhe që mos kryeja e kësaj pune që premtova jam dakord për të mbajtur përgjegjësi ligjore”-ka shkruar Kallami në polici.

 

Reagimi i Xhafaj e vajzës së viktimë
Edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka kërkuar nga Policia e Shtetit që të zbardh plotësisht këtë ngjarje dhe të marrë masa të ashpra ndaj personave përgjegjës. Nga ana tjetër, Romina Kallami, vajza e 47-vjeçarit Ardian Kallami, ka deklaruar se babai i saj është dhunuar nga uniformat blu dhe kjo është e faktuar edhe me një regjistrim të bërë nga ana e viktimës dhe që është administruar nga prokuroria. Ajo rrëfen mes dhimbjesh e lotëve se gjashtë muaj më parë ka humbur nënën e saj, dhe tashmë edhe të atin.

Ajo u shpreh e bindur se babai i saj nuk është vetëvrarë, por është dhunuar nga policia, duke shtuar se i ati i kishte treguar gjithçka. 47-vjeçari Ardian Kallami u shoqërua të shtunën nga policia, me dyshimin e grabitjes së një banese në Vaun e Dejës, por më pas u lirua. Ai u shoqërua sërish në polici ku dyshohet se efektivët që e kanë marrë në pyetje e kanë dhunuar. Pas lirimit për herë të dytë, 47-vjeçari është kthyer në banesë dhe pas disa minutash është gjetur i vetëvarur nga familjarët.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Igli Tare flet për “yllin” e ekipit: Dua që ai të reflektojë
Previous article SPECIALE/ “Anija kuqezi” e destinuar për t’u mbytur: Tri shpulla dhe një infrakt në zemër për Christian Panuccin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT