Nje person ka vrare veten me arme gjahu kete te merkure ne fshatin Kallm i Vogel te Fierit.
Paraprakisht mesohet se viktima eshte Alush Kumanaku, rreth 50 vjec.
50 vjeçari ka qëlluar veten me armë gjahu dhe është gjetur i pa jetë nga familjarë e tij.
Kohet e fundit ka shfaqur ngarkesa psikologjike dhe kjo mendohet paraprakisht të jetë edhe arsyeja që e ka cuar Kumanakun të ndërmarrë këtë veprim.
Policia ka nisur hetimet per ngjarjen e rende.
Njoftimi paraprak i policisë:
“Në datën 30.05.2018, rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu (të cilën e kishte me leje) shtetasi A.K, 55 vjeç,” njofton policia.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.
AlpeNews.al


