Detaje të reja kanë dalë në dritë për autorin e vrasjes së dyfishtë që tronditi pasditen e djeshme Tiranë, Arsen (Hamza) Muskurti.
Gazetari Igli Çelmeta ka mësuar se policia ka arritur të gjejë armën, të cilën 38-vjeçari përdori për të ekzekutuar në një dyqan te Rruga e Kavajës, vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.
Sipas burimeve, arma është gjetur në një kosh mbeturinash, ku besohet se Muskurti e ka hedhur pasi kreu krimin e rëndë.
Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Hamza Muskurti i ndërronte banesat çdo 6 muaj, duke mos patur kështu një adresë fikse ku qëndronte.
Përveç dyqanit te Rruga e Kavajës, ku edhe ndodhi vrasja, ai ishte pronar i disa bizneseve në zonën e Kombinatit.


