Një shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi në Udine, Itali, ku Dritan Sulollari masakroi me thikë bashkëshorten Migena Këllezi.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti.
Një krim ‘i papranueshëm’ e ka cilësuar ministri Minniti, i cili folir para Komisionit Parlamentar të Hetimit për Vrasjen e Grave deklaroi:
“Sot në Gradisca d’Isonzo një burrë vrau me thikë gruan në sy të fëmijës 8-vjeçar.
Jemi përballë një fenomeni veçanërisht shqetësues dhe të papranueshëm.
Nga akte të tillë dhune është në lojë civilizimi i vendit.
Nuk duhet ta ulim kurrë vigjilencën për të reaguar”.

