28-vjeçari Ilir Dokaj i dyshuar për vrasjen e të fejuarës së tij, 19-vjeçares shqiptare Sheila Bakija, dhe plagosjes së babait të saj është vetëdorëzuar në polici. Pas krimit Karabuško Polje, Dokaj u arratis dhe u fsheh që nga 30 shtatori.
Më 26 gusht, e fejuara e tij raportoi se Gjokaj po e kërcënonte, por ai vetëm u gjobit e nuk u dënua.
Sipas raportit, Dokaj e kërcënoi atë në shtëpinë e prindërve të saj, “as në qiell as në tokë nuk do të jesh me dikë tjetër”.
“Gjaku do të derdhet për këtë çështje, jeta juaj është në duart e mia,” mësohet të ketë thënë Gjokaj, raportojnë mediat lokale.
Ndërsa nuk bëhet të ditura detaje të reja lidhur me dëshminë e tij.


