• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU TË DASHURIN NË TETOVË/ 17-vjeçarja “kryqëzohet” nga shokët e klasës së viktimës
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU TË DASHURIN NË TETOVË/ 17-vjeçarja “kryqëzohet” nga shokët e klasës së viktimës

27 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Me lot në sy dhe brohoritje për drejtësi sot para dyerve të gjykatës protestuan shokët dhe shoqet e klasës së 16 vjeçarit të vrarë në afërsi të Banjave të Tetovës nga 17 vjeçarja nga Novosella e Zhelinës.

“Kërkojmë drejtësi për shokun tonë. E kemi pasur më shumë se shokë ka qenë djalë shumë i mirë. Na ka djegur shpirtin. Duam që e drejta të zbardhet sepse nuk është e drejtë të heshtim të gjithë dhe kjo të mbetet pa u dënuar”.

“Drejtësi për vëllain tonë Beharin. Kjo nuk na tronditi vetëm neve, por heshtja është bashkëpunim në vrasje sepse jo çdo gjë mund të falet, sidomos vrasja, vrasja s`ka arsyetim, vrasësi ka një emër”.

“Një vrasje si kjo meriton një dënim të rëndë”.

E dyshuara për vrasjen, 17 vjeçarja sot u dërgua para gjykatësit të procedurës paraprake. Sipas avokatit mbrojtës ajo ka mohuar kryerjen e veprës.

“E mitura mohoi çfarëdolloj implikimi apo veprimi qe ka shkaktuar pasoja vdekjeprurëse ndaj të miturit. Nga deklarata e saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës se hetimit në më se paku dy persona të tjerë deri më tani të pa identifikuar. Besojmë se Prokuroria pas një ekzaminimi të plotë të vendit të ngjarjes dhe sigurimit të provave do të zbardhet rasti dhe kryerësit e vërtet të veprës penale do të vihen para drejtësisë”, theksoi avokati mbrojtës.

Ndërkohë Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se po mblidhen video materialet nga kamerat e sigurisë, për të parë lëvizjen e të dyshuarës dhe për të hetuar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë në vrasjen makabre. /Alsat.mk

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Zelensky u kërkon trupave të tij të përgatiten për më shumë sulme nga Rusia
Previous article PAS 31 DHJETORIT/ WhatsApp nuk do funksionojë më në këto telefona. Çfarë duhet të dini

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT