Nuk kane te sosur telashet e renda per shqiptarin Aleksandër Luca, ne burg ne Greqi, si nje nga te akuzuar per vrasjen dhe hedhjen ne det te studentes greke, Eleni Topaloudi, e cila refuzoi aktin sekual me te.
Mediat greke shkruajne se shqiptari akuzohet se eshte i perfshire edhe ne abuzimin enje tjeter vajze, me aftesi te kufizuara.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur vetëm 24 orë pas krimit ndaj studentes Topaloudi, qe u vra me 28 Nëntor 2018.
Gjithcka sipas medias greke doli ne drite me arrestimin e nje romi, 23 vjecar, qe ka qene bashke me shqiptarin teksa kane abuzuar me vajzen.
Lidhur me akuzen ndaj shqiptarit per vrasjen e studentes ka pasur edhe deshmi, por edhe kundershti te forta. Ajo u gjet ne det e lidhur, nderkohe qe ekspertiza zbuloi se ajo kishte qene gjalle kur ishte hedhur neper shkembinj e me pas poshte ne det, ku gjeti edhe vdekjen e mbytur.
Shoku i shqiptarit, Manolis Koukouras, i arrestuari tjeter per kete ngjarje te rende e ka pranuar se ka qene i pranishem, por ia ka kaluar fajin shqiptarit, duke thene se ai qe goditi ishte shqiptari.