• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU SHQIPTARIN PASI TENTOI T’I SHEMBTE SHTËPINË/ Avokatët e italianit: Mbrojtje e ligjshme
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU SHQIPTARIN PASI TENTOI T’I SHEMBTE SHTËPINË/ Avokatët e italianit: Mbrojtje e ligjshme

8 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Itali, ku një shqiptar u vra nga fqinji i tij, erdhi si pasojë e mërive të vjetra mes palëve. Të paktën kështu raportojnë këtë të shtunë mediat fqinje, sipas së cilave, para krimit, mes 59-vjeçarit shqiptar Gëzim Dodoli dhe Sandro Mugnai, 53-vjeçarit italian, kishte pasur konflikte të vazhdueshme, që nga fjalët përfundoi në veprime.

Shqiptari mori ekskavatorin e tij dhe u përpoq të shkatërronte shtëpinë e fqinjit. Ky i fundit, duke parë se çfarë po ndodhte, mori armën e gjahut dhe e qëlloi 59-vjeçarin për vdekje.

Një ngjarje e rëndë rreth së cilës hetuesit tashmë po përpiqen të rindërtojnë të gjithë dinamikën e plotë. Bilanci i mbrëmjes së të enjtes është një i vrarë, një në burg dhe dy familje të shkatërruara nga frika e dhimbja. Ngjarja ndodhi në San Polo, në Arezzo, një zonë që sipas mediave italiane është tejet e qetë.

La Nazione sjell edhe dinamikën e ngjarjes.

Kështu, rreth orës 20:30 të 5 janarit në shtëpinë e Sandro Mugnai po darkohej. Në tavolinë ndodheshin 2 vajzat e 53-vjeçarit dhe persona të tjerë. Në një moment dëgjojnë zhurmë. Shtëpia po tronditej nga goditjet e mjetit të rëndë.

Në tentativë për t’i shembur shtëpinë, rrugës shqiptari dëmtoi edhe 4 automjete. Më pas goditi dritaret e katit të parë, ashtu sikurse çatinë. Në këtë moment Mugnai u ngrit, mori armën e gjahut dhe qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit. Të paktën 3 plumba shkatërruan xhamin e ekskavatorit dhe goditën edhe 59-vjeçarin shqiptar.

Vrau shqiptarin pasi tentoi t’i shembte shtëpinë, avokatët e italianit: Mbrojtje e ligjshmePërveç të shtënave, dëgjoheshin britmat e atyre që ndodheshin në shtëpi, ashtu sikurse edhe motori i ekskavatorit që vijonte të ishte i ndezur, ndërkohë që Dodoli ishte në agoni. Kur karabinierët dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, 59-vjeçari kishte ndërruar jetë. Mugnai u dërgua në policinë e Arezzo-s, ndërsa autoritetet fikën mjetin dhe ndihmuan familjen që të dilte nga shtëpia tejet e dëmtuar. Më vonë, banesa u shpall e pabanueshme.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mes fqinjëve që dikur kishin qenë mjaft miq, të paktën nga sa është mësuar deri më tani marrëveshjet kishin lindur për shkaqe banale, si volumi i muzikës apo era e keqe nga tubacionet. Megjithatë askujt nuk ia merrte mendja që situata për mund përshkallëzohej deri në këtë pikë.

Mugnai është në burg. Ndërkohë të hënën ai do të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Avokatët e tij mbrojtës, sipas mediave italiane, njoftuan se do t’i mëshojnë faktit se krimin 53-vjeçari e kreu në vetëmbrojtje. Sipas tyre, goditjet e çatisë e bënë banesën të pabanueshme, ndërsa ajo mund të ishte rrëzuar dhe të vriste personat që ndodheshin në të.

“Dëgjuam zhurmën e metalit që shtypi makinat e më pas im atë, teksa kuptoi çfarë po ndodhte, qëlloi”, tha një prej fëmijëve të të arrestuarit.

Gëzim Dodoli, ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë. Ai kishte shkuar në Itali së bashku me familjen mbi 30 vjet më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRRON JETË ENVER SHESHI/ I arrestuari për inceneratorin e Fierit, nisin hetimet
Previous article ZBARDHET GRABITJA/ Vodhën nën kërcënimin e armës xhiron ditore të një dyqani në Durrës, në pranga dy autorët e dyshuar

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT