• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU SHOKUN ME ÇEKIÇ, I COPTOI TRUPIN DHE E FUTI NË VALIXHE/ Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për 36-vjeçarin
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU SHOKUN ME ÇEKIÇ, I COPTOI TRUPIN DHE E FUTI NË VALIXHE/ Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për 36-vjeçarin

21 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Albert Zekaj, 36-vjeçari nga Kopliku i akuzuar për vrasjen e shokut të tij me çekiç dhe fshehjen e trupit, rrezikon burgimin e përjetshëm.

Është kjo kërkesa e prokurorisë së Fierit, ditën sotme, në seancën kur u dha pretenca për të pandehurin.

Gjatë marrjes në pyetje Zekaj treguar se me të ndjerin Kreshnik Beqiraj ishin njohur në Belgjikë, prej nga ishin dëbuar pasi qëndronin pa leje qëndrimi dhe më tej kishin marrë shtëpi me qira në Fier.

“Isha i dehur. Piva në një lokal. Kur shkova në shtëpi, ai po flinte. Mora një çekiç dhe e godita disa herë në kokë. Nuk e di sa herë, por ndoshta dhjetë herë. E godisja me nerva. Pastaj, kur u sigurova që vdiq, e fsheha poshtë krevatit që të ngrinte gjaku. Tri ditë e mbajtja në shtëpi se nuk kisha si ta nxirrja trupin nga aty. Një ditë më pas erdhi i ati dhe e kërkoi, por unë i thashë që ishte në punë. Kur iku ai, mori një fotografi dhe e dija që do denonconte, prandaj kërkova mjete prerëse, sëpatë dhe thikë”, është shprehur ai.

Më tej ka thënë se e copëtoi trupin ditën e tretë dhe e futi në valixhe, ndërsa më tej e mbështolli me batanije dhe e groposi në një kanal në fshatin Daullas të Fierit, ku kufoma u gjet nga disa banorë të zonës.

Po ashtu Zekaj deklaroi se ndihet në faj, i penduar, madje këtë gjë e ka kuptuar direkt pas krimit. Ai u ka kërkuar falje familjarëve të shokut që preu në besë, duke kërkuar që ligji të veprojë.

Trupi i pajetë i Beqirajt u gjet më 8 mars 2018 pasi Alberti pranoi krimin dhe tregoi vetë vendin se ku e kishte fshehur trupin.

Familja e kishte denoncuar në qershor 2017 zhdukjen por hetimet për vrasje kishin nisur në janar 2018. Që prej gushtit të vitit 2017 Alberti ishte larguar nga Fieri dhe kishte kërkuar ndihmë në një shoqate fetare në Tiranë, përmes së cilës kishte përfituar strehim dhe ushqim.

Sherri mes tyre kishte nisur për një shumë parash prej 300 mijë lekësh të vjetra, të cilat i dyshuari ia kishte borxh viktimës, për pagesën e qirasë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ekspertët: Mos e mbani maskën asnjëherë në këtë mënyrë...
Previous article LUTFI DERVISHI/ Ëndrra jonë me… koronavirusin

s.autor

Postime të ngjashme

SOT KONCERTI I KANYE WEST/ Këto janë akset rrugore që do të BLLOKOHEN deri në ora 24:00 Aktualitet

SOT KONCERTI I KANYE WEST/ Këto janë akset rrugore që do të BLLOKOHEN deri në ora 24:00

FLUKS NË PORTIN E VLORËS/ Regjistrohet numri i pasagjerëve Aktualitet

FLUKS NË PORTIN E VLORËS/ Regjistrohet numri i pasagjerëve

VAJZAT E MITURA DHUNUAN SHOQEN/ Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit Aktualitet

VAJZAT E MITURA DHUNUAN SHOQEN/ Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT