Një ngjarje e rëndë me pasojë një të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Tropojës.
Rexhep Alihasani, 25 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Luzhë, teksa po kulloste bagëtitë.
Autor i dyshuar kësaj ngjarje të rëndë është 23-vjeçari me iniciale Safet Riza, edhe ky me banim në Luzhë.
Viktima është konfliktuar me autorin dhe më pas ky i fundit është larguar, për t’u kthyer me një automatik në dorë dhe ka shtirë mbi të disa plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Është mësuar se shkak për nisjen e sherrit janë bërë pronat dhe bagëtitë, motive të dobëta këto, të lindura midis dy të rinjve.
23-vjeçari pasi ka ekzekutuar me armë zjarri mikun e tij, ia ka mbathur duke u fshehur në mal.
Policia ka arrestuar Safet Rizajn.




