• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU SHOKUN E TIJ/ Policia ARRESTON Ëngjëllush Agalliajn. 27 vite më parë kishte tentuar të kalonte në…
Home
Breaking News

VRAU SHOKUN E TIJ/ Policia ARRESTON Ëngjëllush Agalliajn. 27 vite më parë kishte tentuar të kalonte në…

6 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrau shokun e tij 27 vite më parë në Greqi, kapet teksa po tentonte të kalonte kufirin. 

Policia bëri të ditur se Engjëllush Agallija nga Fieri është arrestuar në Kakavijë në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin.

47-vjeçari i dënuar për “vrasje me dashje” me 10 vite burg, u kap nga punonjësit e Policisë Kufitare. Gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, kanë parë Agalliun teksa po tentonte për kalim kufiri në mënyrë të jashtëligjshme.

Ai u pikas shumë pranë Piramidës 28 që shënon vijën ndarëse me shtetin fqinj.

Fillimisht, ata menduan se bëhej fjalë për një tentativë të thjeshtë të kalimit ilegal të kufirit, por pas verifikimeve në sistemin TIMS, rezultoi se Ëngjëllush Agallija ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, në vitin 2015, e kishte dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana rënduese”. 47-vjeçari është shpallur fajtor për një vrasje të ndodhur në Greqi 27 vjet më parë, në kohën kur ai ishte vetëm 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Patras në Greqi, ku Agallija akuzohet se ka vrarë Frederik Koliçin për një shumë të hollash prej 35.000 dhrahmish.

Dëshmitë e dhëna në Gjykatë nga vëllai i viktimës dhe nga shtetasi grek Georgius Karagianis (tek i cili punonin i dënuari dhe viktima) akuzonin drejtpërdrejt Agallinë si autor të vrasjes.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se gjithçka ka nisur mbrëmjen e 7 korrikut të vitit 1991. Pronari grek, Georgius Karagianis, ku punonin dy shqiptarët ka thënë se në stallën e tij, ka parë Ëngjëllush Agallijën dhe Frederik Koliçin, ku ky i fundit kishte në xhepin e përparmë të këmishës një shumë të hollash. Pas kësaj, Aristir Koliçi, vëllai i viktimës, i cili prej dy ditësh ndodhej në Athinë, kur është kthyer në banesë nuk ka gjetur aty as të vëllanë, as Engjëllush Agallinë, ndërsa banesa ishte rrëmujë dhe mungonin rrobat e sendet personale të bashkëqiraxhiut të dhomës.

Pas disa ditësh kërkimi, nga era që kundërmonte pranë banesës së tyre, Aristir Koliçi ka gjetur në një kanal, të vrarë e të mbuluar me bar të thatë, vëllain e tij, i cili ishte goditur në kokë, në anën e djathtë të saj.

Sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, Engjëllush Agallija pas krimit ka shkuar në Athinë te kushëriri i tij, të cilit i ka thënë se ka vrarë një njeri.

Të nesërmen është larguar duke lënë poshtë jastëkut vetëm një shënim: “Jeta ime mori fund dhe po largohem”.

Këtu duket se ka nisur dhe kalvari i ecejakeve të Engjëllush Agallisë i njohur me pseudonimin “Odisea”. Hetimet ndaj tij nisën në Greqi dhe Shqipëri, por pas arrestimit në vitin 2010 në Fier, gjykimi vijoi në Gjykatën e Fierit, e cila në vitin 2011 vendos deklarimin fajtor të të pandehurit Engjëllush Agallija dhe e dënon atë me 18 vjet burgim. Nga ana tjetër, në Greqi gjykimi u pezullua pasi sistemi i drejtësisë atje nuk zhvillon gjykim në mungesë.

Por, dënimi i 47-vjeçarit u rrëzua një vit më vonë nga Gjykata e Apelit në Vlorë, e cila urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Saga e proceseve gjyqësore të kësaj ngjarjeje vazhdoi me rekursin e Prokurorisë që kërkoi rishikimin e vendimit nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit vendos rishqyrtimin e çështjes sërish nga Gjykata e Apelit Vlorë, por me tjetër trup gjykues dhe duke i caktuar asaj si detyrë që në rigjykim të thërrasë dhe të pyesë në cilësinë e dëshmitarit të kërkuar nga akuza, shtetasin grek Georgiu Karagianis, i vlerësuar si dëshmitari kyç i kësaj çështjeje.

Vendimi më i fundit i kësaj Gjykate e shpalli Ëngjëllush Agallijan fajtor për akuzën e vrasjes duke e dënuar me 10 vite burg. Nga viti 2012, Agallija ka qenë në arrati, e cila mori fund me kapjen në pikën kufitare të Kakavijës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse vallë?! CAPITAL T sapo i bëri ''diss'' reperit tuaj të preferuar AMERIKAN: Jom ma big se... (FOTO)
Previous article Villareali kërkon Borja Valeron, Interi mirëpret ofertën

g.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT