• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU SHOKUN E ERVIS MARTINAJ DHE MIKUN E TIJ/ Burg 21-vjeçarit. Autori i plagosur në këmbë, gjyqi “u zhvillua” te Trauma (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU SHOKUN E ERVIS MARTINAJ DHE MIKUN E TIJ/ Burg 21-vjeçarit. Autori i plagosur në këmbë, gjyqi “u zhvillua” te Trauma (FOTO)

3 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e arrestit me burg për 21 vjeçarin Kreshnik Tusha, i dyshuar si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë në Kurbin.

Masa e sigurisë për Tushën është bërë mbrëmjen e së martës në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr mjekim, pasi është i plagosur në këmbë. I riu ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen, por pritet përgjigja e analizimit të njollave të gjakut që do të faktojnë ose jo përfshirjen e tij në këtë krim.

21-vjeçari dyshohet të jetë vrasës me pagesë, i cili mendohet të fshihet pas atentatit të mbrëmjes së të shtunës në Kurbin ku u ekzekutuan me 5 plumba kallashnikovi miku i Ervis Martinajt, Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji (Markaj), jashtë një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë në fshatin Gjormë. 37-vjeçari Lika ndërroi jetë në vend, ndërsa 53-vjeçari Paulin Gjergji nuk i mbijetoi plumbave duke gjetur vdekjen mëngjesin e së dielës në spitalin e Traumës në Tiranë.

Por kush janë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji?
Bujar Lika kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi. 37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt. Për vrasjen e Nikajt fillimisht nga Shkalla e parë në 2016 u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Lika 1 vit burg.

Por në Apel, Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Lika që u vra mbrëmë morën pafajësi, ndërsa Tasho u dënua përfundimisht me 14 vite për vrasjen e Enton Nikajt dhe Erjon Biraci 2 vite, ky i fundit tani i lirë, pasi e kreu dënimin. Viktima Bujar Lika ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok. Ndërkohë, Paulin Gjergji, i cili deri në 2004-ën e ka pasur mbiemrin, Markaj ka pasur kazino “Vegas” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË KOHË REKORD"/ Rama publikon VIDEON e transformimit brenda 70 ditëve të COVID-4
Previous article RUTINA E JETËS SUAJ NË ÇIFT DO SJELLË DISA PROBLEME/ Beqarët duhet të jenë më të guximshëm...horoskopi sot

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT