• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU PRINDËRIT PAK ORË PASI U KTHYE NGA ANGLIA/ Dëshmitarja rrëfen momentet e tmerrit (VIDEO)
Home
Breaking News

VRAU PRINDËRIT PAK ORË PASI U KTHYE NGA ANGLIA/ Dëshmitarja rrëfen momentet e tmerrit (VIDEO)

25 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të gjithëve ju kujtohet ngjarja e rëndë e ndodhur në 8 qershor të 2018-ës, ku 26-vjeçari Qemal Sela ekzekutoi me armë dy prindërit e tij. Qemal Sela pak orë pasi ishte kthyer nga Anglia, ekzekutoi me breshëri kallashnikovi nënën dhe babin e tij, Flamur dhe Zeqimete Sela, 55 dhe 50 vjeçe.

Ngjarja e rëndë nuk tronditi vetëm Peshkopinë, por gjithë opinionin publik shqiptar.

Qemal Sela ka debatuar ashpër me të atin sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Sipas bluve, emigranti ka refuzuar të udhëtojë me babain që kishte dalë ta priste në aeroport me një taksi të prenotuar që në Peshkopi.
Kjo për faktin se ai akuzonte prindërit e tij se kishin prishur të gjitha paratë që ai kishte dërguar nga Anglia përgjatë 7 viteve emigracion për të ndërtuar 2 hotele që shërbenin për personat që frekuentojnë llixhat e Peshkopisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në hotelin e llixhave të familjes Sela, që shërbente jo vetëm si biznes i familjes, por edhe si shtëpi për ta. Së bashku me viktimat, në këtë hotel banonte edhe djali tjetër i tyre, Floriani me bashkëshorten e tij Myzafere, të cilët kanë dy fëmijë.

Pikërisht kjo e fundit ka qenë sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”. Myzaferja rrëfeu se djali i ekzekutoi dy prindërit e tij në sytë e saj.

Dëshmia e saj:

Në Qershor të 2018-s humba prindërit e bashkëshortit nga kunati. M’i vrau në sy. Kam pasur edhe vajzën edhe burrin prezentë. Kemi një godinë 5 katëshe, që punonim aty, si në kurbet. Aty mbanim fëmijët me bukë, me një sakrificë të madhe punonim. Jetonim të gjithë bashkë, derisa na ndodhi ajo fatkeqësi. Kunati rrinte në Angli, kishte 6 vjet që kishte ikur për një jetë më të mirë, për të na ndihmuar.
Më pas në 2018-n, në Qershor, kur ndodhi ngjarja, vjen nga Anglia i deportuar. Ishte pa dokumente. Kishte kaluar gjendje depresioni në Angli, që ne nuk e dinim. Vjen në shtëpi, kishte qenë i sëmurë”.

Vetë 25-vjeçarja ka shpëtuar për mrekulli, sepse në momentin kur djali i drejtoi armën nënës së tij, pranë saj ndodhej edhe Myzaferja, të cilën ai e shtyu tutje, duke mos dashur që ta vriste.

Fjalët e Eni Çobanit:

Ka qenë fat i madh që keni shpëtuar. Sepse ai ka qenë ngjitur me armë në dorë, në momentin që ka vrarë prindërit dhe juve ju ka shtyrë në fakt. E ka bërë me ndërgjegje shtyrjen tuaj dhe ka vrarë vetëm prindërit. Ka qenë një habi e madhe.
Arsyeja e kësaj vrasjeje nuk dihen nga askush. Fakti që ai ka ardhur në një gjendje shumë të rënduar psikologjike nga Anglia, ka bërë që pikërisht që ditën e nesërme të mbërritjes, ka kërkuar të hyjë diku në një magazinë të hotelit 5 katësh, ku dikur aty brenda ishte një armë. Këtë armë e kishin harruar edhe vetë familjarët, sepse e kishin lënë në këtë magazinë dhe nuk ishte kujtuar njeri. Ky djalë e mbante mend këtë armë. Dhe nëna e tij i jep çelësin, sepse ky insiston dhe thotë që kam një album fotografik brenda në magazinë dhe dua ta marr të shikoj veten si kam qenë dikur.
Nëna ia jep. Ndërkohë që këto nuk e dinin që ai kishte gjetur armën, po e përgatiste dhe në momentin kur dera ishte e mbyllur, vjen i ati i kërkon me insistim “ma hap derën djalë, të lutem”. Ai hap derën dhe i zbraz të gjithë karikatorin të atit. Menjëherë vjen e ëma, sepse dëgjon zhurmën. Ai godet edhe të ëmën dhe e treta ka qenë Myzaferja që është afruar aty, ndoshta për t’ju shpëtuar jetën pleqve.
Ai ka parë që e ëma ka qenë akoma e gjallë, sepse Myzaferja po mundohej t’i jepte ndihmën e shpejtë. Ai e ka larguar Myzaferen dhe e ka goditur sërish të ëmën. Pra ka qenë vërtetë një tragjedi që unë e tregoj dhe ngjethem, është një emocion shumë i madh sepse nuk mund të arrij dot të imagjinoj që një fëmijë të bëjë një krim të dyfishtë, kaq të rëndë. Por mendoj që arsyet patjetër që i di vetë ai… megjithatë ka qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike, gjë që është provuar.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA E LOBIMIT NË SHBA/ Basha paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. PD: U thirr për njohje me…
Previous article BRUNE DHE ME BALUKE/ Evi Reçin nuk keni për ta njohur në këto foto

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT