Krim në familje në Tiranë në zonën e Paskuqanit. Kunati i dehur mbrëmjen e djeshme, shkoi në banesën e kunatës, që jetonte me vajzën dhe nënën, shkallmoi derën dhe u fut brenda duke i dhunuar, ndërsa 39-vjeçaren, Enkeleda Çapoku e vrau duke e qëlluar me thikë dhe shkop druri.
Gruaja kishte me urdhër mbrojtje nga kunati. Shkak i nisjes së konfliktit ka qenë kërkesa e burrit të 39-vjeçares që ndodhet në burg për drogë. Ai i kishte kërkuar vëllait Erdet Çapoku që të kontrollonte të gjitha lëvizjet e gruas.
Burime për AlpeNews.al thanë se: Erdet Çapoku punonte si fatorino në një linjë urbanesh. Ndërsa viktima Enkeleda Çapoku punonte në një fasoneri këpucësh së bashku me vajzën, teksa burrin e kishte në burg të dënuar me 10 vite për drogë.
Në fotot e mëposhtme eshtë Erdet Çapoku i cili vrau nusen e vëllait që ndodhej në burg:
AlpeNews.al