• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU MOTRËN PËR VETËMBROJTJE? Prokuroria e Tiranës dyshon tek ‘alibia’ e mësueses, kërkon ‘arrest me burg’
Home
Breaking News

VRAU MOTRËN PËR VETËMBROJTJE? Prokuroria e Tiranës dyshon tek ‘alibia’ e mësueses, kërkon ‘arrest me burg’

4 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tentativa për ta paraqitur fillimisht si vetëvrasje ngjarjen e 2 shtatorit ku humbi jetën 37-vjeçarja Amanda Pushani, është bërë shkak që prokuroria të kryejë verifikime komplekse për verifikimin e rrethanave të krimit në rrugën e Kavajës në Tiranë

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për mësuesen 40-vjecare të Gjuhës Shqipe, Marsela Pushani, e cila akuzohet për vrasjen e motrës së saj Amanda Pushani. Ndaj të dyshuarës janë ngritur akuza të rënda si ajo e vrasjes dhe e moskallëzimit të krimit, për të cilat Marsela Pushani me profesion mësuese rrezikon të dënohet deri në burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtore. 40-vjecarja pritet të dalë të martën para gjykatës.

Pretendimet e saj për një vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes, pritet të provohen edhe shkencërisht nga organi i akuzës duke kryer ekspertiza të tjera. Edhe nëna e dy vajzave e cila është marrë ne pyetje, në dëshminë e saj ka dhënë të njëjtin version si e arrestuara Marsela Pushani. Sipas saj, viktima Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj saj dhe motrës së saj për t’i marrë para për alkool. Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë. Në momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

Por, prokuroria do të kryejë të tjera ekzaminime dhe ekspertiza për të vërtetuar nëse vrasja e Amandës ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes, siç ka pretenduar motra dhe nëna e saj apo jemi përpara një vrasje. Burime nga grupi i hetimit thanë se prokuroria ka kërkuar kryerjen e ekspertizave të tjera mjeko ligjore mes të cilave edhe ato daktiloskopike të gjurmëve në banesën ku ka ndodhur krimi. Prokuroria ka sekuestruar thikën që mendohet se ka shkaktuar vdekjen e 37-vjeçares ndërsa një tjetër analizë do të jetë edhe ajo e përqindjes së alkoolit në gjakun e viktimës.  Të gjitha këto pritet të zbardhin dinamiken e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur ne banesën e viktimës e cila jetonte së bashku me nënën dhe motrën e saj.

Ditën e krimit ngjarja është fshehur nga dy pjesëtaret e tjera të familjes duke e raportuar si vdekje natyrale dhe me pas autopsia nxori në pah edhe shkakun e vërtetë të vdekjes që ishte goditja me thikë në pjesën e barkut. Një tjetër pistë që do të verifikojë prokuroria është nëse ka pasur persona të tjerë në skenën e krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Aksident në Lezhë, përplasen dy mjete, ka të plagosur
Previous article "PËR 24 ORË U PASUROVA MË SHUMË SE NË RING"/ VanZant: OnlyFans më ndryshoi jetën

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT