Një 49-vjeçar i dënuar për vrasje me burgim të përjetshëm në Itali është arrestuar ditën e sotme në Durrës.
Mëson se bëhet fjalë për Ermir Dervishin, i cili njihet si një prej miqve të ngushtë të bandës së Durrësit.
Dervishi akuzohet për vrasjen e Gentian Duros në Kavajë në vitin 1998. Ai rezulton I dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Durrësit në vitin 2001 në lidhje me këtë krim.
Burime nga policia shpreheshin në atë kohë se Dervishi kishte miqësi me Duron para se ta vriste.
Dyshimet paraprake ishin se kjo vrasje ishte bërë në emër të Bandës së Durrësit, por që roli i tij nuk u sqarua kurrë, dhe nuk u provua asnjëherë që Dervishi kishte kryer vepra penale në emër të badës famëkeqe të Durrësit.
Ermir Dervishi është arrestuar edhe në vitin 2011, por mbeten të qarta rrethanat e lirimit të tij.


