• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU ME THIKË BASHKËKOMBËSIN NË GJERMANI/ Gjykata shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar, i jep dhe dëmshpërblim…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRAU ME THIKË BASHKËKOMBËSIN NË GJERMANI/ Gjykata shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar, i jep dhe dëmshpërblim…

28 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një gjykatë në Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i cili akuzohej për vrasjen e një tjetër shqiptari, pas një konflikti që ndodhi më 13 korrik të vitit 2024. Sipas aktakuzës, 52-vjeçari kishte goditur me thikë 29-vjeçarin shqiptar në zemër pas një sherri të ndodhur pranë një lokali në Leipzig, ku viktima ndërroi jetë gjatë natës, pasi ishte transportuar në spital.

Në seancën e gjykatës, prokuroria kishte kërkuar dënim prej 7 vitesh burg për 52-vjeçarin, duke e akuzuar për vrasje të parashikuar. Megjithatë, gjykata rajonale e Leipzigut ka marrë një vendim të papritur, duke konkluduar se goditja me thikë mund të ketë qenë akt i vetëmbrojtjes. Sipas këtij konstatimi, gjykata vendosi të shpallë të pafajshëm të pandehurin dhe e liroi atë nga akuzat për vrasje.

Mediet gjermane raportojnë se gjykata arriti në përfundimin se veprimi i 52-vjeçarit mund të ketë qenë një reagim ndaj një kërcënimi të mundshëm nga viktima, duke marrë parasysh situatën e tensionuar në momentin e ngjarjes.

Për shkak të vendimit, 52-vjeçari do të dëmshpërblehet për kohën që ka kaluar në paraburgim deri në shpalljen e vendimit përfundimtar, dhe do të kthehet në liri. Ky rast ka ngjallur reagime të ndryshme, duke pasur parasysh pasojat tragjike të ngjarjes dhe vendimin e gjykatës që shpalli të pafajshëm të akuzuarin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHA NË RREZIK..."/ Zbardhet dosja, si Ilirjan Selmani i vuri flakën banesës dhe vrau të dashurën me thikë, dalin dëshmitë
Previous article VRASJA E AZEM HAJDARIT/ Meta: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen! Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të ndodhte…

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT