Mbrëmë në fshatin Brekoc të Gjakovës, Pjetër Ndrecaj vrau bashkëshorten dhe vajzën e tij 9 vjeçare.
I dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes, ku edhe kishte kryer vrasjen e dyfishtë.
Ndërsa, ai është ndaluar me urdhër të kryeprokurorit Ali Selimaj.
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar në një deklaratë se është gjetur arma me të cilën dyshohet se i dyshuari ka kryer aktin kriminal, si dhe do të kërkohet që ndaj tij të caktohet masa për sigurimin e tij në procedurë.
“Pas kërkimeve të shumta është gjetur edhe arma, me të cilën dyshohet se i dyshuari ka kryer aktin kriminal. I pandehuri është në ndalim dhe ndaj tij do të kërkohet të caktohet masa për sigurimin e tij në procedurë”, shkruan në deklaratë.
Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë marrë nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të kryer autopsinë.


