• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU MADRIT ULQINAKUN/ Familjarët e Horgito Peqinit: Dënojmë krimin, nuk kemi asnjë lidhje me “Mandelën”
Home
Breaking News

VRAU MADRIT ULQINAKUN/ Familjarët e Horgito Peqinit: Dënojmë krimin, nuk kemi asnjë lidhje me “Mandelën”

20 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanin mbrëmjen e së mërkurës, ku 18-vjeçari Horgito Peqini, i mori jetën 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku në qendër të Elbasanit.

Pas ngjarjes policia arrestoi një nga shokët e Horgitos, Eiden Dinon, ndërsa shpalli në kërkim autorin e ngjarjes Peqinin dhe 33-vjeçarin Klaudjan Sallufi.

Sipas asaj që ka dëshmuar i arrestuari Eiden Dino në polici por edhe sot para trupës gjykuese, gjithçka ka ndodhur për një fjalë goje. Dino ka thënë se ka qenë fillimisht Klaudjan Sallufi i cili është kapur me fjalë me Madrit Ulqinaku, duke pretenduar se ky i fundit e kishte shkelur, dhe më pas ka ardhur Horgito i cili ka nxjerrë pistoletën nga marsupi dhe ka qëlluar me një plumb mbi 33-vjeçarin.

Dino ka theksuar se para kësaj ngjarjeje ai sëbashku me Horgiton dhe Klaudjanin kanë qenë duke pirë birra dhe konsumuar kokainë.

Ndërkohë policia nga ana tjetër është duke hetuar për prishje të pazareve të drogës mes të rinjve, pasi dyshohet se të gjithë personat e përfshirë në ngjarje kanë qenë shpërndarës të lëndëve narkotike.

Pas ngjarjes në media u tha se Horgito Peqini është nipi i Eduart Peqinit i njohur ndryshe si Mandela i Elbasanit, kreut të bandës më famëkeqe të vitit 1997-të.

Por daja i Horgitos, Gentjani i kontaktuar nga Abcnews.al, ka mohuar çdo lidhje farefisnore me Mandelën e Elbasanit, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin e përjetshëm në burgun e Peqinit për krimet që ka kryer në vitin 1997-të.

Sipas Gentjanit, mediat kanë nxituar të bëjnë lidhjen mes Horgitos dhe Mandelës, vetëm duke u nisur nga mbiemri i përbashkët që kanë të dy, Peqini.

“Personin që bëri atë vrasje nuk është nipi i Mandeles. Unë jam daja i Horgitos. E dënoj atë që bëri nipi im”, thekson Gentjani për abcnews.al.

Më tej daja i Hogitos i kërkon drejtësisë që të hetojë deri në fund ngjarjen, pasi duhet sqaruar njëherë e mirë se çfarë e lidhte nipin e tij me një 33-vjeçar. Gentjani thekson se sa herë ka ardhur në Shqipëri ka takuar shokët e Horgitos, të cilët janë bashkëmoshatarë me të, dhe se nuk e kupton se çfarë mund ta lidhte nipin e tij me një 33-vjeçar.

“Unë e dënoj ashpër veprimin e nipit tim. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së djalit që u vra. Por i bëj thirrje policisë që të hetojë ngjarjen, për të kuptuar se e kujt ishte pistoleta, dhe se cila ishte arsyeja që nipi im shoqërohej me një 33-vjeçar. Unë jetoj jashtë, por sa herë kam ardhur në Shqipëri dhe kam takuar shoqërinë e nipit tim, kamë parë se ata janë të gjithë bashkëmoshatarë, dhe nuk e kuptoj se çfarë ka dashur nipi im me një 33-vjeçar. Nipi im duhet të dënohet për atë që ka bërë, por policia duhet të hetojë deri në fund ngjarjen”, thekson më tej Gentjani për abcnews.al.

Ndërkohë daja i të riut Horgito Peqini, ka folur dhe për dëshminë e bërë nga Eiden Dino në polici, i cili ka thënë se para ngjarjes Horgito dhe Klaudjani kanë pirë drogë.

Sipas Gentjanit nipi i tij nuk pinte as cigare, prandaj kjo ngjarje duhet të hetohet deri në fund nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari i arrestuar në Maltë, dogji së gjalli dy persona në Greqi dhe u mori 780 mijë euro. Si ra policia në gjurmët e tij
Previous article DO E SILLTE NË SHQIPËRI/ 21-vjeçari shqiptar rrëmben ish të dashurën 19-vjeçare në Gjermani, e tërhoqi zvarrë dhe e futi në makinë...

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT