• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU KUSHËRIRIN QË MENDONTE SE BËNTE SEKS ME GRUAN E TIJ/ 61-vjeçari: Bleva përgjues dhe…
Home
Breaking News

VRAU KUSHËRIRIN QË MENDONTE SE BËNTE SEKS ME GRUAN E TIJ/ 61-vjeçari: Bleva përgjues dhe…

4 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria kërkon 18 vjet burg për vrasësin e kushëririt të vet, 61 vjeçarit nga Kosova qe tashme eshte ne burg dhe gjykohet nga gjykatës rajonale të St. Galler ne Zvicer.

Ai akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij në mes te rruges ne vitin 2016, shkruan tagblatt.ch.

Nderkohe gruaja e tij ka gjetur vdekjen pasi ra nga ballkoni, nje rrezim qe sipas familjareve eshte misterioz, por qe policia nuk ka gjetur pova qe te inkriminojne bashkeshortin per kete ngjarje.

Ç’vendosi Prokuroria dhe ç’tha avokati

Dje u mbajt seanca e parë kundër 61 vjeçarit. Ai jeton prej kohësh në rajon dhe ka një familje me katër fëmijë. Prokuroria e dënoi me 18 vjet heqje lirie për shkak të vrasjes.

Drejtësia zvicerane nuk ka gjetur prova që gruaja e tij të ketë pasur lidhje intime me viktimën, ndërsa vrasësi pretendon se kishte blerë mjete teknologjike për të vëzhguar gruan. Ai kishte qenë tepër xheloz, shkruan tagblatt.ch.

Avokati i tij kërkoi një dënim maksimal prej dhjetë deri dymbëdhjetë vjet burg, për shkak se klienti i tij kishte qenë në “gjendje emocionale” gjatë veprimit. Gjykata do e bëjë publike vendimin në ditët e ardhshme.

Rezymeja e ngjarjes sipas “20min”

Haki S. pak përpara orës 5.00 ishte nisur të shkonte në punë. 42 vjeçari vinte shpesh ilegalisht në Zvicër për të punuar. Të njohurit e paraqitnin atë si miqësor dhe të respektueshëm. Kur ai doli nga shtëpia, kushëriri e priti me një armë. Nga një distancë prej 10 ose 20 centimetra 61 vjeçari qëlloi në kokë Hakiun. Pasi tërhiqet pak, ai qëllon edhe njëherë me një plumb tjetër të afërmin e vetë. Kësaj herë Hakiu bie në tokë dhe vdes.

Rrëzimi misterioz nga ballkoni

Sulmuesi i dyshuar më vonë pretendoi se Haki S. kishte pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, andaj mori vendimin e rëndë. Por gruaja e tij nuk mund të pyetej për këtë, pasi ajo ishte rrëzuar fatalisht nga ballkoni në Kosovë, ku edhe ndërroi jetë.
Të afërmit dhe miqtë e Haki S. e përshkruajnë këtë pretendim të shpifur.

“Bashkëshortja me Hakiun ishte kushërinj dhe shumë më e vjetër se sa ai,” tha një mik i viktimës. “Kurrë nuk kishin marrëdhënie ata të dy.” Ata pretendojnë se gjithçka ka ndodhur për para.
“Hakiu i kishte besuar kushëririt të tij prej disa vitesh rreth 100 mijë franga,” thotë i afërmi i viktimës. “Pasi ai ishte ilegalisht në Zvicër, nuk mund të hapte konto bankare.”
Në këto kushte i dyshuari për vrasje kishte keqpërdorur paratë e tij, përkundër faktit se gruaja i kishte kërkuar që Hakiut t’i kthehen paratë.

“Shkon me gruan time”, del tjetër dëshmi për shqiptarin që vrau kushëririn. Zbulohet se…

Duket se ndryshon rrjedha e hetimit per 61 vjeçarit nga Kosova, qe vrau kusheririn pasi e akuzoi se kishte marredhenie intime me gruan. Procesi nis sot në Gjykatën e Qarkut të St. Gallenit.

Ai akuzohet se më 12 maj 2016 në St. Gallen ka vrarë kushëririn e tij Haki S. (42), përpara derës së shtëpisë së tij. Autor i dyshuar u kap një muaj më pas, më 9 qershor 2016 në Sirnach TG. Fillimisht në paraburgim, më pas është dërguar në burg.

Vritet me disa plumba në kokë, nga afërsia 

Haki S. pak përpara orës 5.00 ishte nisur të shkonte në punë. 42 vjeçari vinte shpesh ilegalisht në Zvicër për të punuar. Të njohurit e paraqitnin atë si miqësor dhe të respektueshëm. Kur ai doli nga shtëpia, kushëriri e priti me një armë. Nga një distancë prej 10 ose 20 centimetra 61 vjeçari qëlloi në kokë Hakiun. Pasi tërhiqet pak, ai qëllon edhe njëherë me një plumb tjetër të afërmin e vetë. Kësaj herë Hakiu bie në tokë dhe vdes.

Rrëzimi misterioz nga ballkoni

Sulmuesi i dyshuar më vonë pretendoi se Haki S. kishte pasur marrëdhënie intime me gruan e tij, ndaj mori vendimin e rëndë. Por gruaja e tij nuk mund të pyetej për këtë, pasi ajo ishte rrëzuar fatalisht nga ballkoni në Kosovë, ku edhe ndërroi jetë.

Të afërmit dhe miqtë e Haki S. e përshkruajnë këtë pretendim të shpifur. “Bashkëshortja me Hakiun ishte kushërinj dhe shumë më e vjetër se sa ai,” tha një mik i viktimës. “Kurrë nuk kishin marrëdhënie ata të dy.” Ata pretendojnë se gjithçka ka ndodhur për para.

“Hakiu i kishte besuar kushëririt të tij prej disa vitesh rreth 100 mijë franga,” thotë i afërmi i viktimës. “Pasi ai ishte ilegalisht në Zvicër, nuk mund të hapte konto bankare.”

Në këto kushte i dyshuari për vrasje kishte keqpërdorur paratë e tij, përkundër faktit se gruaja i kishte kërkuar që Hakiut t’i kthehen paratë.

Vdekja e Haki S. do të sqarohet të martën në Gjykatën e St. Gallet. Vdekja e bashkëshortes 61 vjeçare kurrë nuk është hetuar nga ana policore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Ish-kryeministri i Malajzisë Najib akuzohet për korrupsion. Mendohet se...
Previous article Ditën e DITELINDJES së tij/ Çfarë ka zgjedhur Kryeministri Rama për të përshëndetur qytetarët këtë mëngjes

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT