Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin Agron Tanushin, i dyshuar autorë i vrasjes së Jetmira Hasanit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në Bathore, ku Tanushi qëlloi për vdekje ish-kunatën, pas një konflikti të çastit.Tanushi u kap nga Policia sot në qytetin e Lushnjes, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se qëlloi për vdekje ish-kunatën.
Jetmira Hasani u qëllua për vdekje me dy plumba pushke nga kunati i saj Agron Tanushi, në sy të fëmijës së saj 7-vjeç.
Ajo ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj para 4 vitesh, (vëllai i Agron Tanushit), por pavarësisht kësaj vijonte të jetonte te shtëpia e tyre, në katin e dytë.
Ky fakt, pra prona, ku Hasani pretendonte se i përkiste asaj, është bërë shkak për konfliktet e vazhdueshme dhe më pas vrasjen.


