• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU ISH-TE DASHUREN DHE VETEN/ Flet vëllai i Xhaferit: La gruan për atë, por ajo…
Home
Breaking News

VRAU ISH-TE DASHUREN DHE VETEN/ Flet vëllai i Xhaferit: La gruan për atë, por ajo…

9 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një krim i kryer gjatë stresit të pasionit, pa mundësi reflektimi, ka tronditur mëngjesin e djeshëm kryeqytetin. Një 31-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri vajzën që donte dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur pak metra larg kishës së Don Boskos, ku Xhaferr Mata ka vrarë me dy plumba pistolete ish të dashurën, 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe më pas ka qëlluar edhe veten, duke ndërruar jetë një orë më vonë në spital.

31-vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier i është afruar vajzës teksa ecte në zonën e “Don Boskos” dhe sipas dëshmitarëve okular, përpara se djali të kryente aktin makabër, ka debatuar me 19-vjeçaren. Pas sherrit, i cili mësohet të ketë zgjatur pak sekonda vajza ka tentuar të largohet, por Mata ka qëlluar me pistoletë dy herë drejt Xhuljetës, duke e lënë të vdekur. Dyshohet se mes 31-vjeçarit dhe Xhuljeta Çunit ka pasur një lidhje intime që më pas është ndërprerë nga e reja, çka ka sjellë dhe irritimin e Xhafer Matës.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ka reaguar për “Gazeta Shqiptare”, vëllai i autorit. I tronditur për gjithçka kish ndodhur, ai tregon me dhimbje se ngjarja e rëndë ishte ende e pabesueshme për të.

“Nuk e shpjegoj dot pse arriti deri në këtë pikë. E dija që e donte shumë vajzën. Nga dashuria madhe iu errën sytë. Braktisi gruan për vajzën që donte, dhe e reja e tradhtoi. Ende nuk e besoj që gjërat shkuan kështu. La jetim fëmijën 1 vjeç, – shpreh për ‘GSH’ vëllai i Xhaferr Matës.

I pyetur se çdo të ndodhë me djalin e mitur ai u shpreh me lot në sy se fëmijën do ta rriste familja e Xhaferit. “Djali jeton me ne, kur u divorcua më gruan, fëmijën e mbajti Xhaferri. Ish-gruaja u kthye te njerëzit e vet, dhe djalin ia la vëllait. Fëmijën do ta rrisim ne”,-u shpreh me dhimbje vëllai i 31-vjeçarit. Një i afërm, i cili ndodhej në banesën e autorit tregon për të shkuarën e Xhaferit.

“U divorcua në dhjetor nga gruaja, mësuam se kishte një lidhje dashurie me 19-vjeçaren. Jemi të pushtuar nga dhimbja me tragjedinë që ndodhi, akoma nuk mund ta besojmë. Ishim në dijeni që Xhaferri e donte vajzën. Ishte shumë i qetë, punëtor dhe aspak problematik. Nuk e shpjegojmë dot këtë që ndodhi”,-u shpreh një i afërm i Xhaferit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Ekzekutimi i 2 grave nga burrat, reagon Majlinda Bregu: Genocidi sot është Femicid
Previous article I dha ndihmën e parë Vokrrit, flet zyrtari i EULEX-it

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT