Skënder Hoxha, 63-vjeçari nga Memaliaj i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij, Antoneta Hoxha është paraqitur ditën e sotme përpara trupit gjykues në Gjykatën e Krimevve të Rënda. Ai ka pranuar vrasjes e bashkëshortes së tij duke thënë se ajo e tradhtonte.
Hoxha ka rrëfyer se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në momentin kur është futur në banesë i dashuri i saj ka dalë nga dritarja.
Hoxha është shprehur i penduar për vrasjen. Në senacën gjyqësore autorit të vrasjes iu caktua nja avokat kryesisht nga shteti, ndërkohë që ai ka qenë i vetëm pasi është braktisur edhe nga familjarët.


