• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRAU GRUAN/ Piloti refuzon vizitën te psikiatri: Jam i vetëdijshëm, zhduka bizhuteritë…
Home
Rajon

VRAU GRUAN/ Piloti refuzon vizitën te psikiatri: Jam i vetëdijshëm, zhduka bizhuteritë…

19 June, 2021 s.autor Rajon

Pas kthesës së hetimeve për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi ku nëna u mbyt në sy të foshnjes, Babis Anagnostopoulos ndodhet pas hekurave pasi pritet të përballet me akuzat për dy krime.

Ai mbahet i vetëm në një qeli në katin e 7-të dhe është në gjendje të rëndë psikologjike. 32-vjeçari i kërkoi falje familjes së Caroline duke deklaruar se ajo ishte edhe familja e tij ndërsa shtoi se çdo gjë e bëri për foshnjën e tyre. Babis ka refuzuar të vizitohet nga një mjek psikiatër duke theksuar se është i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur.

“Falja është një fjalë e vogël. Jam i shkatërruar… Më intereson vetëm fëmija, kam fshehur të vërtetën vetëm që të jem në gjendje ta rris atë. Unë e meritoj ndëshkimin tim dhe refuzova të ekzaminohem nga një psikiatër. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur”, tha Babis.

Lidhur me fatin e vajzës së tyre Lidia, e cila disa ditë më parë kishte ditëlindjen e saj të parë Babis u shpreh se do që vajza të qëndrojë me njërën nga familjet e tyre. “Unë dua edhe një gjë. Fëmija ynë, Lidia të shkojë ose në familjen time ose në familjen tjetër. Lidia është gjithë jeta ime. Grindjet që kishim me Caroline kishin të bënin vetëm me fëmijën tonë”, ka deklaruar ai.

32-vjeçari u kërkoi falje policëve për trillimin që kishte bërë për javë me radhë pasi tha se nuk donte të shkonte në burg dhe fëmija e tyre të mbetej vetëm. Ai përshkroi edhe veprimet që bëri pasi vrau të shoqen për ta bërë të dukej si një skenë grabitje. Me dorezat e motorit, ai hoqi kartën e regjistrimit të kamerave të sigurisë.

Më pas hoqi dritaren në bodrum për ta bërë të duket se grabitësit ishin larguar nga andej dhe më pas fshehu bizhuteritë e Caroline. Ndërsa në lidhje me 10 mijë eurot për të cilat u tha policëve se mungonin dhe dyshohet se ishin marrë nga grabitësit, u zbulua se ato nuk kishin qenë kurrë në banesën e çiftit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I JASHTËZAKONSHËM/ Ronaldo “trullos” keq Rudiger, driblimi i portugezit bëhet virale në rrjet (VIDEO)
Previous article FAZA E ELIMINIMIT DIREKT/ Të gjithë duan të shmangin CR7, Mbappe e Muller. Ja çfarë duhet të dini...

s.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT