Mbremjen e djeshme një ngjarje e rëndë u raportua në Kosovë, ku burri 40 vjeç kishte vrarë gruan e tij meorigjinë tropojane dhe vajzën e tyre 9 vjeç, me kallashnikov.
Ngjarja u bë akoma dhe më e rëndë kur u zbulua sot se konflikti, veç të tjerash kishte ardhur për një “5 euro”.
Fatkeqësisht, rastet ku dhuna dhe tragjeditë në familjet shqiptare nisin nga paratë, nuk janë të pakta.
Vetëm para pak muajsh kujtojmë rastin e 55 vjeçares të vrarë nga bashkëshorti, vetëm se harxhoi disa para më shumë.
Çfarë ndodhi:
Çifti
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e djeshme ku burri nga Kosova ka vrarë gruan e tij nga Tropoja dhe vajzën e vogël vetëm 9 vjeçe.

Çfarë u zbulua sot:
Konflikti në mes çifti kishte eskaluar mbrëmjen e 10 majit 2018 kur Valbona Ndrecaj kishte denoncuar në polici se ishte rrahur nga bashkëshorti i saj Pjetër Ndrecaj. Prokuroria përshkruan se Ndrecaj atë mbrëmje e kishte kapur për flokësh gruan e tij dhe e kishte goditur me në kokë dhe në syrin e majtë.
Atë mbrëmje pas ankesës së viktimës Nrecaj ishte prangosur për tu mbajtur deri me 11 qershor në paraburgim.
Prokuroria sqaron se konflikti në mes çiftit ishte inicuar nga një konflikt që njëri nga fëmijët e çiftit e kishte me fëmijët e vëllait të Ndrecajt.
Viktima në deklaratë kishte përshkruar se djali i saj kishte gjetur 5 euro në rrugë ndërsa djali i kunatit kishte pretenduar se ishin të tijat gjë që kishte quar në një konflikt në mes kunatave. Siç përshkruhet në aktakuzë burri të nesërmen i kishte dhënë djalit të vëllait paratë.
Vendimi për t’ja kthyer paratë ishte pritur si ofendim nga viktima e cila ishte fjalosur me burrin e saj fjalosje kjo e cila më pas kishte eskaluar në sulmin fizik. Në dëshminë e saj Valbona Ndrecaj kishte përmendur se disa herë me radhë ishte rrahur nga burri ndërsa kishte ankesa se kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale pa pajtimin e saj. Një muaj para se të paraburgosej Nrecaj çifti ishin pajtuar me një ndërmjetësues me premtimin se dhuna nuk do përsëritej.
Shkodër, vret vruan se harxhhoi 60 mijë lekë
Viktima, Suzana Shumani
Një krim i rëndë ndodhi në Shkodër. Pas një sherri familjar burri vrau gruan e tij me çekiç për shkak se i shpenzoi 60 mijë lekë për dy ditë.
Kështu ka pretenduar momentet e para të arrestimit 69 vjeçari Bashkim Teli i cili goditi për vdekjen gruan e tij Suzana Shumani 58 vjeçe.
Fqinji i çiftit i cili dëgjoi zhurmën njoftoi policinë, e cila bëri arrestimin e menjëhershëm të Bashkim Telit. Burri vrasës nuk bëri rezistencë. Në kohën kur ndodhi krimi ata ishin vetëm në shtëpi, në një apartament në Parrucë. Kurse dy vajzat e tyre jetojnë në Tiranë.
Fier, vret gruan se nuk i dha para për të blerë pije alkoolike
Viktima Antigoni Fili
“U grindëm pasi i kërkova para për të blerë pije alkoolike, por nuk desha ta vrisja”.
Kështu mësohet të ketë thënë para oficerëve të policisë gjyqësore, 65 vjeçari Arqile Fili i cili akuzohet se vrau bashkëshorten Antigoni Fili 60 vjeç me mjetin prerës kosore.
Krimi në familje ndodhi në Fier, por u zbulua një ditë më vonë nga vajza e familjes Fili.
65vjeçari ka mbajtur për më shumë se 24 orë kufomën e bashkëshortes së tij në banesë. Vajza e tyre, e cila jeton në Tiranë ka shkuar për vizitë tek prindërit, por babai nuk i ka hapur derën e shtëpisë. Kjo ka detyruar të renë që të lajmërojë policinë e Fierit.
Përgatiti: AlpeNews.al





