• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrau gruan, flet mjeku: Bashkimi s’ka probleme psikike. Daja i autorit: Na kërcënoi me jetë, mua dhe babain e tij
Home
Aktualitet

Vrau gruan, flet mjeku: Bashkimi s’ka probleme psikike. Daja i autorit: Na kërcënoi me jetë, mua dhe babain e tij

26 September, 2017 Editor Aktualitet

Mjeku i fshatit Blacë të Pogradecit, Festim Oshafi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë ku Bashkim Mekolli masakroi gruan e tij, 49-vjeçaren, Demirkë Mekolli. Ndryshe nga babai i vrasësit, Nexhdet Mekolli, i cili deklaroi se ngjarja e rëndë mori shkas nga gjendja e rënduar mendore (depresioni) e të birit, Oshafi bëri me dije për “Gazeta Shqiptare” se autori i krimit rezulton të jetë i shëndetshëm. Në bazë të kartelës mjekësore, 49-vjeçari Bashkim Mekolli nuk ka pasur probleme psikike, por vetëm shqetësime që vinin nga konsumi i lartë i alkoolit. “Personi në fjalë nuk ka pasur çrregullime të shëndetit mendor, por probleme të alkoolizimit. Bashkimi dhe familjarët e tij shpesh kanë kërkuar këshillimin tim profesional, dhe së fundi kanë kërkuar një rekomandim për t’iu drejtuar mjekut specialist, pasi ai konsumonte alkool së tepërmi dhe kishte kohë që kishte krijuar varësi”, – u shpreh mjeku Festim Oshafi. Nga ana tjetër, edhe familjarët e vrasësit e pranojnë se e kanë kërkuar këtë rekomandim.

DAJA I AUTORIT TË KRIMIT

Pas vrasjes së 49-vjeçares dy ditë më parë nga bashkëshorti i saj, ka reaguar dhe daja i autorit të krimit makabër. Zija Jesku, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” pohoi se Demirkë Mekolli ishte grua shumë e mirë, e urtë, punëtore dhe që mbante familjen me të ardhurat që siguronte nga mbledhja e bimëve medicinale. Gjithashtu, Jesku u shpreh se nipi i tij nuk punonte, pinte alkool dhe ishte shumë xheloz e agresiv.

Zoti Zija, si e njihnit Demirkën, si sillej ajo me nipin tuaj?

Ishte një zonjë grua dhe nënë shumë e mirë. Ishte grua që, përveç problemeve me burrin, duhej të mbante mbi supe edhe barrën e gjithë familjes dhe ekonominë. Demirka siguronte pak të ardhura nga mbledhja e bimëve medicinale dhe me to përpiqej të përballonte jetesën. Ajo disa herë ishte përpjekur që ta bindte edhe të shoqin të bënte të njëjtën punë, pasi kjo do u siguronte të ardhura, por ai kishte shkuar vetëm disa herë dhe pjesën tjetër të kohës ajo ngjitej në mal e vetme.

Si ndodhi ngjarja?

Demirka ka qenë duke larë enët në oborr kur është goditur me sqepar pas koke nga bashkëshorti agresiv. Unë e kisha nip, por e vërteta është kjo: ai shpesh e dhunonte atë dhe bëhej xheloz kot së koti. Ajo ishte një grua kokulur, që i kishte dalë zot familjes, pasi Bashkimi nuk punonte. Demirka shkonte në mal që të mblidhte bimë medicinale, ndërsa nipi im ngrinte hipoteza që ajo e tradhtonte dhe vetëm grindej me të.

Çfarë bëri Bashkim Mekolli pasi goditi gruan e tij?

Pasi e kishte goditur në kokë dhe kishte kuptuar që e kishte vrarë, ai i ka telefonuar motrës së Demirkës që është në Itali dhe që mban djalin e tyre. Ai i ka thënë se motra e saj kishte vdekur nga një infarkt. Më pas ka lajmëruar kunatën (gruan e vëllait të tij) dhe i ka thënë ‘lajmëro policinë, se vrava gruan’. Kur kanë mbërritur vëllai i tij dhe babai, Bashkimi i ka kërcënuar se do i vriste edhe ata.

I dhunoi edhe ata?

Jo, ai mbante në dorë një sqepar dhe një thikë, por i vëllai e ka kapur dhe e ka shtrirë përtokë. E mbajti ashtu derisa ka ardhur policia dhe e ka arrestuar. Nuk di çfarë të them më tepër, jam shokuar nga kjo që ndodhi./GSH/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Shpërthen” Erjon Braçe: Debati për Vetting-un, i stisur nga batakçinj. Ju tregoj të vërtetën
Previous article Zgjedhjet në Gjermani dhe Shqipëria - Opinion nga Alfred Peza

Editor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT